&ldquoZgjedhjet në Demokracinë e Re ndryshuan skenën politike&rdquo
02 Shkurt 2016
Artikull i kryetarit të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, për suplementin e revistës britanike The Economist “Bota në 2016”
Ky vit, 2016-a, do të jetë një tjetër vit recesioni. Në rastin më të mirë, në fund të këtij viti do të gjendemi në të njëjtën pikë që ishim në fund të 2014-s, dhe madje me të ardhura të disponueshme më të ulëta për shkak të taksave të shtuara dhe reduktimeve të pensioneve që u bënë gjatë këtyre dy vjetve. Dy vite të shkuara dëm, që e kanë çuar shoqërinë greke në një nivel më të ulët jetese. Kostoja e qeverisjes SYRIZA-ANEL është kolosale.
Qeveria e mëparshme, Demokracia e Re-PASOK, realizoi brenda një kohe të shkurtër përshtatjen financiare më spektakolare dhe më të madhen që u realizua ndonjëherë në botë. Megjithë defektet e pjesshme, kjo përshtatje ishte e nevojshme dhe e domosdoshme. Vendi arriti, pas shumë vitesh, dhe madje për dy vjet rresht, të rikthehet në suficitet primare. Eshtë e qartë se kjo përshtatje u shoqërua me recesion, që ishte çmimi i pashmangshëm që duhej të paguanim me qëllim që të përmirësponim financat tona publike. Mirëpo situata, në fund të 2014-s ishte stabilizuar. Vendi, pas gjashtë vitesh rresht të një recesioni të thellë, u rikthye në ritme pozitive të rritjes ekonomike. Dhe momenti i kurorëzimit esencial ishte 2015-a. Dhe kjo ishte e padiskutueshme, madje edhe më pesimistët vlerësonin se do të kishte rritje të konsiderueshme të PBB të vendit për 2015-n dhe akoma më të madhe për 2016-n.
Po të ndodhte kjo, problemet e mëdha që Greqia ftohet të përballet, dhe kryesisht ai i sigurimeve shoqërore, do të kishin zgjidhje shumjë më të lehta.
Qeveria SYRIZA-ANEL na shpuri në dy vite recesioni pikërisht momentin kur ishim gati të korrnim frytet e përshtatjes financiare drastike, që me mund e sakrifica realizoi populli grek. Dimensioni statik i humbjes prej qeverisë, vlerësohet në mënyrë kumulative në rreth 7% të PBB-së deri në fund të 2016-s.
Janë rrjedhimisht të tilla dimensionet, deficencat dhe humbjet për ekonominë e vendit, që përligjet absolutisht vendimi ynë për të investiguar në thellësi se çfarë ndodhi verën e 2015-s, që shkuam në mbylljen e bankave dhe vendosjen e kontrolleve në kapitalet.
Ajo, ndërkaq, që është po aq - në mos më shumë- shqetësuese, është se nuk po avancojnë reformat strukturore. Kam theksuar në mënyrë të përsëritur se Greqia nevojitet investime direkte me vlerë 100 miliardë euro, me qëllim që të ristartojë ekonomia reale. Miqëpo qeveria zgjedh në mënyrë të vetëdijshme që të dekurajojë çdo lloj investimi.
Nëse mund të shoh një perspektivë optimiste, në plan afatmaesëm, kjo është rënia e qeverisë SYRIZA-ANEL. Me këtë do të mbyllet kapitulli i fundit në librin e populizmit pas vendosjes së demokracisë (më 1974).
Zgjedhjet në Demokracinë e Re (janar 2016, shënim i redaksisë), ndryshuan skenën politike të vendit. 404.000 qytetarët që morën pjesë me vullnet të lirë në një proces të gjatë, që kërkonte orë të tëra qëndrim në këmbë dhe pagesën e një shume për të votuar, derguan një mesazh të pastër dhe të fuqishëm: “Jepini fund populizmit”.
Kriza e thellë -siç ndodh shpesh-, e çoi shoqërinë drejt një maturimi të shpejtë. Qytetarlt poërherë e më shumë kërkojnë sinqeritet me qëllim që të rehabilitohet raporti i lënduar i qytetarëve me politikën. U vetëdijësuam se tashmë është e pakonceptueshme që forcat më produktive të vendit, Greqia që krijon, Greqia që zgjodhet herët në mëngjes, të mbetet larg politikës.
Siç kam thënë në mënyrë të përsëritur, politika e krijoi problemin dhe politika do ta zgjidhë.
Jam optimist se terreni është ndoshta më pjellor se kurrë për krijimin e një raporti të ri krijues midis qytetarëve dhe politikës. Demokracia e Re do ta nderojë besimin dhe porosinë e qytetarëve. Dhe do ta kultivojë këtë raport me korrektesë, duke i dhënë kuptim pjesëmarrjes krijuese të qytetarëve në jetën publike, duke i dhënë kuptim politikës.
Maxhoranca deri para pak kohe e heshtur e shoqërisë greke po del fuqishëm përpara dhe me lokomotivë Demokracinë e Re po e merr Greqinë në duart e veta. Kështu do të krijohen kushtet për dalje përfundimtare të vendit nga kriza dhe nga makthi i memorandumeve.
Ndaje me miqte