0030 210 33 18 483

Epopeja greke e Luftës së Dytë Botërore në vlerësimin e personaliteteve të kohës

TV Tribuna 28 Tetor 2019

Në orët e para të mëngjesit të 28 tetorit 1940, ambasadori italian në Athinë, Emmanuele Gracci, mbërriti në shtëpinë e kryeministrit grek Ioannis Metaksas, në Kifisia. Diplomati italian dorëzoi një ultimatum, ku kërkohej që Greqia të mos bënte rezistencë ndaj dislokimit në pika strategjike në territorin grek, të trupave fashiste. Metaksas e hodhi poshtë ultimatumin dhe ndaj këmbënguljes së ambasadorit, u përgjigj me tri fjalë në frengjisht: “Alors, c’est la guerre” – atëherë kemi luftë.

Pak orë më vonë, flloi mësymja italiane dhe njëkohësisht ajo ngjarje që në histori ka mbetur me emrin Lufta Italo Greeke dhe që pjesa më e madhe e saj u zhvillua në territorin shqiptar.

Kundërvënia e grekëve ndaj fashistëve italianë dhe më pas ndaj nazistëve gjermanë, shkaktoi admirim në gjithë botën. Admirim që shumë herë u shpreh me superlativa nga udhëheqësit legjendarë që  kishte Europa dhe Amerika në priudhën e Luftës së Dytë Botërore.

Disa nga këto vlerësime i kemi qëmtuar dhe po i sjellim sot për lexuesin, si një homazh dhe nderim për luftën e popullit grek.

 

Charles de Gaulle, lider i rezistencës Franceze në Luftën e Dytë Botërore, president i Republikës Franceze (1958-1969), gjatë një fjalimi në parlament, me përfundimin e Luftës:

“E kam të pamundur të shpreh gjithë mirënjohjen që ndjej për rezistencën heroike të popullit dhe të udhëheqësve të Greqisë”

Maurice Schumann, hero I Luftës së Dytë Botërore, minister I jashtëm I Francës në citet 1969-1973, nga një mesazh në BBC drejtuar popujve të shtypur të Europës më 28 prill 1941, ditën që nazistët pushtuan Athinën:

“Greqia është simboli i Europës së nënshtruar, të përgjakur, por të gjallë... Kurrë më parë një humbje nuk ishte kaq e nderuar për ata që e pësuan”.

Josif Visarionoviç Stalin, dikatatori komunist dhe udhëheqës i Bashkimit Sovjetik (1924-1953), nga një mesazh radiofonik, më 22 qershor 1941, ditën që Gjermania Naziste sulmoi Bashkimin Sovjetik:

“Ju detyrohemi mirënjohje pse duke luftuar ju, të vegjël kundër të mëdhenjve, na dhatë kohë që të mbrohemi. Si Rusë dhe si njerëz, ju falënderojmë”.

Stalini, nga një fjalim në valët e Radio Moskës, më 31 janar 1943, pas fitores së Stalingradit:

“Më vjen keq pse po plakem dhe nuk do të jetoj gjatë që t’i shpreh mirënjohjen popullit grek, rezistenca e të cilit vendosi fatin e luftës së Dytë Botërore”.

Georgi Zhukov, gjenaral, marshall, udhëheqësi i ushtrisë së Kuqe në Luftën e Dytë Botërore, nga Kujtimet e tij:

“Nëse populli rus mundi të rezistojë në dyert e Moskës, që të përmbajë dhe të zbrapsë lumin gjerman, këtë ia dedikon popullit grek, që i vonoi divizionet gjermane gjatë gjithë kohës që do të mund të na përgjunjnin. Beteja gjigande e kretës ishte kulmi i konributit grek”.

Benito Musolini, diktatori fashiste, ushëheqës i Italisë (1922-1945), nga një fjalim në 10 maj 1941:

“Lufta në Greqi dëshmoi se asgjë nuk është e pamundur në sferën ushtarake dhe se gjithmonë na presin surpriza”.

Adolf Hitler, udhëheqës i shtetit naziste gjerman (1933-1945), nga një fjalim në Rajshatg, më 4 maj 1941:

“Për hir të së vërtetës historike duhet të konstatoj se vetëm grekët, nga gjithë kundërshtarët me të cilët u përballa, luftuan me guxim të tepërt dhe përbuzje të lartë ndaj vdekjes”.

Sir Anthony Eden, ministër i Luftës dhe i jashtëm i Britanisë së Madhe (1940-1945), kryeministrër 1955-1957, nga fjalimi në parlamentin britanik, 24 shtator 1942:

“Pavarësisht se çfarë do të thonë historianët e së ardhmes, ajo që mund të themi ne tani, është se Greqia i dha një mësim të paharrueshëm Musolinit, se kjo ishte shkaku i kryengritjes në Jugosllavi, se ajo i mbajti gjermanët në territorin kontinental dhe në Kretë për gjashtë javë, se Greqia përmbysi rendin kronologjik të gjitha planeve të shtabit gjerman dhe se në këtë mënyrë solli një kthesë të përgjithshme të luftës dhe fituam”.

Winston Churchill, kryeministër i Britanisë së madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga fjala në parlamentin britanik, më 8 dhjetor 1944:

“Druaj se fjala heroizëm nuk shpreh as minimumin e atyre akteve të vetëmohimit të grekëve, që ishte faktor përcaktues në rrjedhën fitimtare të betejës së përbashkët të kombeve, për lirinë njerëzore dhe dinjitetin... Po të mos ekzistonte burrëria e grekëve dhe trimëria e tyre, rrjedha e Luftës së Dytë Botërore do të ishte e papërcaktuar.

Churchill, nga një fjalim në BBC, në ditët e para të Luftës Italo-Greke:

“Deri tani thoshnim që grekët luftojnë si heronj. Tani do të themi: Heronjtë luftojnë si grekët”.

Sir Harold Leofric George Alexander, marshall britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga një fjalim në parlamentin britanik, 28 tetor 1941:

“Nuk do të ishte ekzagjerim të themi që Grqia përmbysi tërësinë e planeve të Gjermanisë, duke e detyuar këtë të shtyjë për gjashtë javë sulmin kundër Rusisë. Mendoj se cila do të ishte pizita e Bashkimit Sovjetik po të mos ishte Greqia”.

George VI, mbret i Anglisë (1936-1952), nga fjala në parlament, maj 1945:

“Lufta madhështore e Greqisë ishte kthesa e parë e madhe e Luftës së Dytë Botërore”.

Franklin Rossevelt, president i SHBA (1933-1945), nga një fjalim radiofonik më 10 qershor 1943:

“Më 28 tetor 1940 Greqisë iu dhanë tri orë afat për të vendosur luftë apo paqe. Por edhe tri ditë apo tri javë, apo tre vjet afat t’i kishin dhënë, përgjigjja do të ishte e njëjtë”... “Grekët na mësuan përmes shekujve dinjitetin e tyre. Kur e gjithë bota kishe humbur çdo shpresë, populli grek guxoi të verë në diskutim pathyeshmërinë e bishës gjermane, duke i kundërvënë shpirtin krenar të lirisë”.

Ndaje me miqte