0030 210 33 18 483

FMN rekomandon: Emigrantët, shpëtimtarë të ekonomisë

Tribuna TV 10 Prill 2018

Gjatë periudhës së krizës globale ekonomike, nga viti 2008 deri në 2016, Greqia ishte vendi që u godit më shumë, sipas një studimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), që u publikua ditët e fundit.

Sipas studimit, përfshirja në tregun e punës ra me 1%, ndërsa për meshkujt kjo rënie ishte akoma më e madhe, 4,5%.

FMN rekomandon që vendet me ekonomi të zhvilluar të rishikojnë politikat e tyre për emigracionin, nëse duan të shmangin pasojat negative për shkak të problemit demografik.

FMN e pranon se thithja e emigrantëve mund të shkaktojë vështirësi politike, mirëpo nënvizon se emigrantët funksionojnë  si kundërpeshë në plakjen e popullsisë, gjë që vë në rrezik ekuilibrin e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe përbërjen moshore të tregut të punës.

Emigrantët e integruar në shoqëritë vendase mund të ofrojnë përfitime të rëndësishme afatgjata, si zhvillim ekonomik më të lartë dhe përtëritje të produktivitetit, nënvizon studimi i FMN-së, duke nënvizuar njëkohësisht se rreth 50% e rritjes demografike në vendet e zhvilluara 30 vitet i fundit, i dedikohet emigracionit.

FMN nënvizon gjithashtu se qoftë dhe me përmirësimin e politikave, përfshirja në tregun e punës në ekonomitë e zhvilluara do të bjerë deri në 5,5 njësi në thellësi të tri dekadave. Një rënie me përmasa të tilla do të thotë se kapaciteti maksimal prodhues i ekonomive të zhvilluara do të mund të pakësohej me 3%  deri në vitin 2050.

Sipas vlerësimeve të bankës së Greqisë që u referohet portali “in.gr”, rreth 233.000 të rinj me moshë nga 25 deri 39 vjeç u larguan nga Greqia brenda gjashtë viteve të para të krizës, në harkun kohor 2008-2013, duke kërkuar paga dhe perspektiva më të mira në botën e jashtme.

Madje Greqia është një nga vendet me problemet më të mëdha demografike në eurozonë. Banka Qendrore Europiane vlerëson se pas disa vjetësh, për çdo 100 veta që janë në moshë produktive për punë (18-64 vjeç), do të ketë 63 persona me moshë 65 vjeç e lart.

Ndaje me miqte