Kina ka shpresë tek vendet e Lindjes dhe Ballkani
TV Tribuna
08 Korrik 2018
Kina vijon ofensivën e saj të joshjes së vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore në samitin që po mbahet sot në Bullgari, një fazë e re e shtrirjes së infrastrukturës së saj në këtë rajon, ku disa e shohin si një konkurrente të Bashkimit Europian.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve –AFP, konteksti gjithsesi ka ndryshuar që nga takimi i fundit i këtij formati të quajtur 16+1, në fund të vitit 2017 në Budapest. Kina dhe SHBA-ja po përfshihen në luftën më të madhe tregtare të historisë me hyrjen në fuqi ditën e premte të tarifave doganore amerikane ndaj dhjetëra miliarda dollarë produkte kineze dhe njoftimit të një kundërpërgjigje simetrike të Kinës.
Pekini është më tepër i prirur për të mos hapur një tjetër përballje me Bashkimin Europian dhe kryeministri kinez, Li Keqiang do të mbajë një profil të ulët në samitin e Sofjes, shprehet François Godement, drejtuesi i programit BE-Kinë në workshop-in ‘’European Council on Foreign Relations’’ (ECFR).
Kina e di në fakt që Brukseli e sheh shpeshherë me një sy të keq vullnetin për të forcuar praninë e saj ekonomike në një territor të gjerë që nis nga shtetet balltike (Estoni, Letoni dhe Lituani) në ish-Jugosllavi (Bosnje-Herzegovinë, Kroaci, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Slloveni ) duke kaluar nga grupi i Vishegradit (Hungari, Poloni, Republikë Çeke dhe Sllovaki) dhe shtete të tjera ballkanike (Shqipëri, Bullgari dhe Rumani).
Deklaratat mbështetëse të kryeministrit Li të premten në Sofje ranë në sy gjatë takimit me homologun bullgar, Boïko Borissov.
Kryeministri kinez theksoi se disa mund të thonë se bashkëpunimi 16+1 mund të ndajë Europën, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Bashkëpunimi 16+1 nuk është aspak një platformë gjeopolitike.
Kina mbështet integrimin europian dhe unitetin e BE-së, forcë e rëndësishme për prosperitetin dhe paqen globale që mbështet multilaterizmin.
Ndaje me miqte