0030 210 33 18 483

Kotzias: Kush nuk pranon heqjen e ligjit të luftës. Pse u hoq Bushati

Robert Goro 06 Janar 2019

Ish ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka shprehur konsiderata të larta për ministrin e jashtëm në largim Ditmir Bushati.

Në të njëjtën kohë, ka akuzuar “segmente fondamentaliste” në Greqi që kundërshtojnë heqjen e ligjit të gjendjes së luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Në një intervistë për portalin News 24/7, Kotzias është shprehur:

“Më racionali, më luftëtari për pikëpamjet e tij, i ri në moshë, por një njeri shumë i pjekur, ministri i jashtëm më serioz që kishte Shqipëria për të negociuar, zoti Bushati, u largua nga detyra. Për mendimin tim u largua jo sepse kishte shumë vjet ministër siç thuhet në Shqipëri. Por sepse kishte një pikëpamje të ndryshme për çështjen e Kosovës, domethënë nuk pajtohej me ndryshimin e kufijve.

Dhe e dyta, kishim bërë edhe atë përpjekjen që të finalizonim një marrëveshje paketë. Dhe duhet t’ju them se ajo paketë kishte përfunduar. Por kishim dy probleme. Njeri nga pala shqiptare pasi nuk ekzistonte gjykata kushtetuese që të çertifikonte ndryshimet që do të bënim në një sërë çështjesh.

“Dhe i dyti, ka edhe në Greqi sa i përket Shqipërisë një segment fondamentalist për të cilin nuk ka vendosur ende që të flas, por e kam informuar me detaje kryeministrin para se të largohem. Ky segement nuk pranon (me truke të ndryshme juridike te paligjshme), kufijtë ekzistues dhe nuk është i gatshëm të pranojë me mjete juridike se ka mbaruar lufte midis Greqisë e Shqipërisë, një luftë që kishte shpërthyer para shumë dekadash”.

 

Gazetari: E keni fjalën edhe për politikanë në këtë “segment fondamentalist”?

Kotzias: Kur të flas, do ta dëgjoni... Mirëpo, Greqia duhet të bëhet serioze. Dhe kjo ka të bëjë posaçërisht me forca të djathta dhe të ekstremit të djathtë, të cilët shtiren si patriotë dhe janë ato forca që na çuan në problemin e Qipros. Janë të rrezikshëm. Sepse pengojnë që Greqia të luajë një rol hegjemonist në rajon.

Arti në politikën e jashtme nuk është se sa lart e ngre zërin tim, por se sa e detyroj tjetrin që kundër dëshirës së tij, të ketë një sjellje e cila të jetë sjellja që kam edhe unë dhe që e konsideroj si të drejtë në raportet e politikës së jashtme”.

Kotzias ka kritikuar edhe qëndrimet sipas tij “hipokrite” të Demokracisë së Re, pas deklaratës së liderit të konservatorëve se nuk do të lejojë që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

E them dhe për Shqipërinë, pse dy muajt e fundit tonet janë rritur kaq shumë. Pashë një Mitsotakis që tha në parlament se “ne, Demokracia e re, nuk do të lejojmë të bëhet Shqipëria anëtare e BE-së”. Së pari, kjo nuk thuhet publikisht. Sepse kur e thua publikisht ke krijuar një çarje dhe, edhe pala tjetër do t’i ngrejë tonet. E dini se në ç’mënyrë thuhet kjo? Ua thua ti me mirësjellje, ua thotë Komisioni Europian, komisioneri për zgjerimin, Hahn, zonja Mogherini. Bën punë diplomatike dhe puna diplomatike është më serioze dhe e dëgjon me më shumë seriozitet edhe tjetri, ngase një sherr midis nikoqirëve.

Të paktën unë nuk do të jepja një përgjigje të tillë. Unë do t’i kujtoja Demokracisë së re që e bënë Shqipërinë anëtare të NATO-s pa asnjë kusht.

Do t’i kujtoja Demokracisë së re që pranuan të jetë vend kandidat për anëtarësim Shqipëria, pa marrë asgjë në shkëmbim, vetëm fjalë në erë që përfundimisht doli se nuk ishin dakorduar”, ka theksuar ish ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Ndaje me miqte