0030 210 33 18 483

Kujdestaria e fëmijëve pas divorcit. Kush dhe si e merr

Dedes & Associates – Law Firm 07 Maj 2019

Sipas statistikave, 37% e çifteve në Greqi përfundojnë në sallat e gjykatave për divorc.

Një problem i cili prek jo vetëm qytetarët vendas, por siç po tregohet nga përvoja, shtrihet përherë e më shumë edhe te qytetarët e huaj që jetojnë këtu, përfshirë shqiptarët.

Cilat janë ato raste që një nënë mund të humbasë kujdestarinë e fëmijës?

Nëse fëmija dëshiron të qëndrojë me prindin tjetër dhe jo me nënën,

Cilat janë veprimet që duhen kryer?

Në këtë rast nëna, a duhet të japë një shumë mujore parash për fëmijën që qëndron me të jatin?

Për këto pyetje dhe jo vetëm, ju përgjigjet zyra e avokatisë Dedes&Associates Law.

 

Kujdestaria e fëmijve

Qëndrimi i fëmijëve pas një divorci është një çështje shumë e rëndësishme. Në shume raste zgjasin me muaj proceset deri sa gjykata të marrë vendimin përfundimtar për të mirën e fëmijëve.

Një avokat i mirë mund t’ju ndihmojë që kujdestarinë ta merrni ju, nëse normalisht keni të drejtë për ta marrë.

Kujdestaria ka disa mënyra për t’u realizuar. Një mënyrë për të pasur prindërit kujdestarinë është ajo që e ndan këtë kujdes 50% - 50%.

Njeri prind kujdeset për fëmijën duke jetuar me të, dhe tjetri kujdeset për mbështetjen ekonomike dhe për ta përfaqësuar fëmijën në jetën e tij për çdo problem që mund të ketë.

Gjithashtu, njeri prind që do jetojë bashkë me fëmijën duhet të jetë dakord që disa orë ose ditë në javë prindi tjetër ka të drejtë të kalojë kohë me fëmijën.

Kjo nuk do të thotë që duhet medoemos prindi tjetër të vijë në shtëpi ta takojë fëmijën, por ka të drejtë ta marrë dhe të kalojnë bashkë këtë kohë.

Por kjo zakonisht nuk ndodh kështu, sepse të gjithë prindërit mundohen që fëmija të ketë një jete normale, edhe pse prindërit e tij janë ndarë, por gjithashtu koha e fëmijës me kalimin e viteve pakësohet, duke qenë dhe ai i angazhuar me aktivitete të ndryshme.

Ose fëmija duke u rritur ka të drejtë dhe ai të vendosë për kohën që dëshiron të kalojë me prindin tjetër.

Në këtë rast drejtoheni gjithmonë te avokati për të bërë çdo veprim që është i nevojshëm që mos të keni problem me prindin tjetër.

Gjykatësi, para marrjes së çdo vendimi, mundohet të shikojë të mirën e fëmijës. Çfarë do të ishte më mirë për jetesën e tij, që të ketë një jetë normale, ai vetë si dhe vëllezërit ose motrat e tij.

Gjykatësi duhet gjithashtu të vendosë edhe për vendin ku do të qëndrojë fëmija me prindërit kujdestarë. Sepse prindi kujdestar ka të drejtë të vendosë për vendin e jetesës gjithashtu dhe mënyrën e jetesës së fëmijës.

Që në momentin që fëmija është në një moshë më të madhe dhe mund të vendosë dhe ai me cilin prind dëshiron të qëndrojë, gjykatësi merr parasysh dhe dëshirën e fëmijës. Por vetëm kur fëmija mbush 18 vjeç sipas ligjeve ka të drejtë të vendosë ai me cilin prind do të qëndrojë.

Por kur fëmija ka një pjekuri që nga mosha 16-18 dhe mund të vendosë ose dëshiron të qëndrojë me të jatin dhe jo me nënën e tij, i jati ka të drejtë të hapë gjyq dhe të kërkojë që t’i kalohet atij kujdestaria duke u bazuar dhe tek dëshira e fëmijës. Sepse zakonisht e jëma sipas ligjeve është ajo që merr automatikisht kujdestarinë e fëmijës.

Kështu që, nëse dëshironi që mos të largohet prindi kujdestar me fëmijën e tuaj, dhe te keni dhe ju mundësi ta takoni dhe ta shikoni, avokati do t’ju ndihmojë duke theksuar dhe arsyet tuaja në gjykatë.

Por çfarë ndodh kur një fëmijë jeton me të jëmën por, pas disa vitesh rreth moshës 17 vjeç, që mund të quhet i pjekur për të vendosur për jetën e tij, ai dëshiron të mos vazhdojë të jetojë me prindin kujdestar?

Në shumë raste fëmija nuk dëshiron të jetojë me të jëmën për shumë arsye, por për shkak që e jëma merr sipas ligjeve kujdestarinë e fëmijës kur ai është minoren dhe nuk ka të drejtë të vendose vetë, është i detyruar të qëndrojë me të.

Por mbas disa vitesh mund të merret parasysh dhe dëshira e tij, dhe të vendosë që të jetojë me të jatin.

I jati që nuk ka kujdestarinë duhet të bëjë një kërkesë në gjykatë, duke theksuar dëshirën e fëmijës që të jetojë me të.

Me pas del vendimi nga gjykata nëse është e pranueshme kërkesa e fëmijës që nuk ka mbushur akoma moshën 18 vjeç.

Zakonisht gjykatësi kërkon të takojnë fëmijën për të vërtetuar nëse fëmija dëshiron që të ndryshojë prindi kujdestar.

Në rast se fëmija largohet me prindin jo kujdestar, prindi që ka kujdestarinë ka të drejtë të dërgojë një ankimim në gjykate që prindi tjetër ka marrë fëmijën e saj.

Ose dhe ta denoncojë në polici për rrëmbimin e fëmijës. Kjo çështje zgjidhet vetëm me gjyqe, prandaj duhet te kontaktoni në fillim avokatin tuaj para se të bëni çdo veprim tjetër.

Avokati do t’ju këshillojë për mënyrën me të mirë që ta zgjidhni këtë problem.

Fëmija pyetet vetëm pasi mbush moshën 18 vjeçe?

Fëmija pavarësisht moshës që ka, pyetet nga gjykatësi me cilin dëshiron të qëndrojë. Por më shumë merret parasysh pasi fëmija mbush moshën 18 vjeç, sepse konsiderohet në bazë të psikologeve që ka pjekurinë e duhur për të thënë mendimin e vet mbi këtë çështje.

 

Pagesa mujore që jep prindi jo - kujdestar

Në rast se prindi kujdestar ka probleme shëndetësore, ose probleme me gjendjen ekonomike; nëse nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të rritur fëmijën dhe për t’i qëndruar pranë për çdo shpenzim që mund të nevojitet dhe për studimet e fëmijës, atëherë prindi jokujdestar është i detyruar të paguajë një shumë mujore si ndihmë ekonomike.

Shuma mujore përcaktohet nga gjykatësi, që e merr vendimin bazuar në të ardhurat ekonomike të prindërve.

Prindi jokujdestar ka të drejtë të paguajë një shume mujore për fëmijën vetëm nëse prindi kujdestar nuk mundet ta rrisë me të ardhurat e veta fëmijën.

Prindi jokujdestar nuk është gjithmonë i jati, por ka raste që dhe e jëma është prindi jokujdestar. Dhe ajo gjithashtu ka të njëjtin detyrim ndaj fëmijës e vet.

 

Komunikimi

Një ndër vendimet që gjykatësi duhet të marrë rreth çështjeve të kujdestarisë së fëmijës është dhe komunikimi ndaj familjes. Duhet të përcaktojë dhe të qartësojë komunikimin e prindërve me fëmijën. Prindi jokujdestar ka të drejtë të komunikojë me fëmijën e vet, kështu që prindi kujdestar nuk duhet të sjellë pengesa ndaj marrëdhënies që ka prindi jokujdestar me fëmijën e vet.

 

Kur e humbet kujdestarinë e jëma?

Në rast se e jëma ka probleme me alkoolin, me lëndë narkotike, apo probleme mendore ose psikologjike dhe mund të vërtetohet nga mjeku.

Ose nëse e jema ka probleme me shtetin, probleme me sjellje kriminale. Në këto raste automatikisht dhe pavarësisht moshës së fëmijës, kujdestaria kalon tek i jati.

 

Për me shumë drejtohuni tek zyra DEDES & ASSOCIATES.

Çdo çështje që na ngarkohet nga klientët tanë, zgjidhet në mënyrën më praktike dhe efikase.

Për çdo informacion mund të shikoni faqen tonë në rrjetet sociale:

http://www.dedeslaw.gr/

https://www.facebook.com/dedeslawfirm

https://twitter.com/dedeslawgr

Dedes & Associates – Law Firm

Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00 -17:00)

Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë

Ndaje me miqte