0030 210 33 18 483

Media greke: Nuk ndikojnë shqiptarët në shtimin e rasteve me Covid-19

TV TRIBUNA 17 Gusht 2020

Gazetari i njohur grek, Tasos Teloglou, me një shkrim të publikuar të hënën në portalin e të përditshmes së madhe, “Kathimerini”, ka argumentuar se janë pa bazë spekulimet se personat që kalojnë nga Kakavija dhe sidomos punonjësit sezonalë shqiptarë, janë përgjegjës për një numër të madh rastesh me Covid-19 të evidentuara në Greqi.

Vijon shkrimi, me titullin në origjinal “Porta kritike e Kakavijës”.

Nga e mërkura e kaluar, periferia e Epirit teston gjithë ata që futen nga Kakavija në Greqi, pasi javën e fundit në Shqipëri u dyfishua numri i rasteve me Covid-19.

Paralelisht, në masat që komunikoi Mbrojtja Civile, përfshihet kufizimi i numrit të personave që lejohet të hyjnë, në 750 në ditë, ndërsa për kalimin e kufirit kërkohet pasja e testit negativ, veç nëse janë fëmijë nën moshën 10 vjeç.

Këto masa, për aq sa do të zgjasin, është e sigurt se do të ndërpresë flukset nga dhe drejt Shqipërisë, pasi vetëm pak familje mund të përballojnë koston e testit.

Organizmi Kombëtar i Shëndetit Publik (EODY), që para shpalljes së masave i kishte shtuar testet, në pikën e kalimit kufitar ndoshta më të rëndësishme të këtyre ditëve, duke arritur një numër ditor prej 500 testesh. Kufizimi i numrit të njerëzve që kalojnë kufirin, tregon edhe limitet e shtetit grek në kapacitete njerëzore, por edhe për reaktorët.

 

Raste të transportuara

Shefi i periferisë së Epirit, Aleksandros Kahrimanis, kishte protestuar javët e kaluara, pasi konsideronte që Epirit i “faturoheshin” raste që u përkisnin zonave të tjera të vendit. Kështu ndodhi, p.sh., me një grua që u diagnostikua në një klinikë private në Athinë dhe numri i siguracionit AMKA i dilte në Epir. E njëjta gj[ë ndodh edhe me një numër homogjenësh apo njerëz me origjinë nga Shqipëria që jetojnë prej vitesh në mënyrë të ligjshme në Greqi dhe kishin udhëtuar në vendin e tyre për pushime, ose gjatë dimrit.

Teksa ngarkesa epidemiologjike po rritej në Shqipëri, shumë prej tyre kishin mare rrugën e kthimit në Greqi, por fillimisht nuk kishte kontrolle për tamponin. Më vonë, kjo “vrimë” u mbyll.

Në Epir dhe në Maqedoni “tregojnë” punëtorët sezonalë për importimin e rasteve me Covid-19 nga Shqipëria. Mirëpo, menaxhimi i deritanishëm i këtyre punëtorëve në Maqedoninë perëndimore, po tregon të kundërtën, të paktën për periudhën kohore deri në 15 korrik 2020.

“Pas nxjerrjes së amendamentit në 1 maj”, thotë për “Kathimerini” Kristos Janakakis, president i konsorciumit të organizatave kooperuese të prodhuesve në rrethin e Imathias, “gjithçka u bë sipas planëzimit”.

Janakakis dhe kooperativat dërguan listat me 10.000 punëtorët e bujqësisë në pikat e kalimit kufitar dhe ata erdhën pa probleme të tjera, kryesisht në rrethet e Pellas dhe të Imathias, me rastin e sezonit të qershive. Planëzimi fillestar ishte që t’i nënshtroheshin testit -u bë për një pakice- ose të qëndrojnë 14 ditë në karantinë. I vetmi problem ishte t’u jepet nipt fiskal (AFM) dhe numër siguracioni (AMKA), në rast se ata sëmureshin.

Gjithsesi, nga të dhënat që ka mbledhur Kathimerni në zona të ndryshme të vendit, të sëmurët mes punëtorëve të bujqësisë nuk përbëjnë as një pakicë ndërmjet personave me prejardhje shqiptare që u testuan pozitivë ndaj Covid-19.

Ndaje me miqte