Mitsotakis: "E mbyllim përfundimisht faqen e krizës"?
TV TRIBUNA
29 Janar 2020
“Çdo ditë konstatojmë rezultatet e politikës tonë në imazhin ndërkombëtar të Greqisë”, vë në dukje kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për revistën politike franceze Politique Internationale.
Duke iu referuar performancës së Greqisë në tregjet financiare, Mitsotakis nënvizon se “vendi ynë nuk përbën më objekt diskutimi për arsyet e gabuara dhe këtë tashmë e shohin qartë agjencitë financiare ndërkombëtare dhe investitorët e huaj. E mbyllim përfundimisht faqen e krizës, duke krijuar një kuadër sigurie, pa pengesat, burokracitë dhe ideologjizmat e të kaluarës, që do ta lejojë Greqinë të fluturojë”, vazhdon kryeministri grek.
Mitsotakis deklaron se do të shtrojë zyrtarisht çështjen e reduktimit të sucifitit primar, brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti. “Synoj të shtroj kërkesën tonë, mbi byzën e dy argumenteve: kthimin në kahun pozitiv gjatë ditëve të qeverisjes tonë të klimës ekonomike në Greqi dhe mundësinë e rifinancimit të borxhit tonë me kushte shumë të favorshme”, thotë kryeministri grek.
Lidhur me marrëdhëniet e Greqisë me Turqinë, Mitsotakis vë në dukje që “çfarëdo problemesh ka Greqia me Turqinë apo me çdo vend tjetër, janë automatikisht probleme të Bashkimit Europian” dhe shton: “Kur Turqia riplanizon hartën e Mesdheut, nuk provokon vetëm Greqinë. Provokon gjithë Europën. Dhe Europa -natyrisht bashkë me Greqinë- do të duhet të reagojë me mënyrën e duhur. t’i kujtojë zotit Erdogan se kufijtë tanë janë të pandryshueshëm dhe të panegociueshëm. Vendi ynë përbën gjatë gjithë kohës një shtyllë stabiliteti dhe sigurie në Mesdheun Lindor”.
I pyetur se çfarë do të konsideronte si sukses në përfundim të mandatit të vet, Mitsotakis përgjigjet:
“Personalisht do të jem i kënaqur kur të sigurohem që Greqia ecën në rrogën e drejtësisë sociale, me prosperitet dhe zhvillim për të gjithë qytetarët. Do të jem i kënaqur kur do të arrijmë fortifikimin e plotë të institucioneve demokratike kundër populizmit. Dhe në fund, do të doja të shikoj shkencëtarët e rinj dhe gjithë ata që lanë atdheun për të kërkuar jashtë Greqisë kushte më të mira në jetën e tyre profesionale, të kthehen në Greqi. Dhe me ata, të gjithë bashkë, ta shpiem vendin në integrimin digjital dhe zhvillimin ekologjik. Me një fjalë, do të doja të çlirohen forcat e risive dhe të krijimtarisë, të cilat gjithmonë e kanë bërë unikal popullin grek”.
Ndaje me miqte