0030 210 33 18 483

Mitsotakis, mesazh për Covid:

TV Tribuna 24 Shtator 2020

Ju drejtohem sërish, në një kthesë kyçe të luftës me pandeminë.

Sepse e konsideroj si detyrimin tim. Por dhe kështu e ndjej.

Dhe sepse para shpërthimit të ri të koronavirusit, kam të njëjtin besim në kapacitetet tona siç e kisha kur ju ftoja në ballafaqimin e parë me të.

Kemi kaluar shtatë muaj të vështirë.

Ju kujtoj se qeveria po lufton njëkohësisht në shumë fronte: çështje kombëtare, emigracioni, ekonomia, por edhe katastrofat natyrore.

Mirëpo posaçërisht në luftën për shëndetin nevojitemi si askund tjetër të kemi aleat qytetarin e ndërgjegjshëm.

Kjo nuk është një alibi, as shmangie nga përgjegjësia.

Përndryshe, kam dëshmuar se nuk hezitoj të marr shpejt vendime të vështira.

Mirëpo, që të nënshtrojmë edhe valën e re të pandemisë duhet që shteti, shkencëtarët dhe qytetarët, të bashkëpunojmë akoma më ngushtë, me më shumë besim tek njeri tjetri.

Po filloj me një të vërtetë të pamohueshme: Virusi është këtu, është prezent. Nuk rreshti së qarkulluari në mes nesh. Dhe është shumë më vdekjeprurës nga sa gripi stinor.

Atëherë, për sa kohë nuk ka vaksinë dhe terapi, duhet të mësojmë të jetojmë bashkë me të. mirëpo, duke ndryshuar rrënjësisht jetën tonë të përditshme.

Këtë e bëjmë që të ruajmë jo vetëm veten, por edhe gjithë ata që duam. Sidomos bashkëqytetarët tanë më vulnerabil, por edhe secilin.

Sepse ajo që për një 20 vjeçar është thjesht një dhimbje fyti, mund të shpjerë shokun e apo shoqen e tij në reanimacion, mund të rezultojë fatale për babain apo për gjyshin e tij.

Në gjithë botën kriza shëndetësore po shpërthen sërish.

Shtete si Amerika, Spanja, Franca, që vajtuan mijëra viktima në fillim, sot po e shohin makthin të rikthehet.

Dhe vala e dytë po shtrihet në të gjithë botën. Mirëpo tani, jemi më të gatshëm. E dimë se cilat masa janë më eficente.

Dhe kemi nxjerrë mësime nga gabimet e vendeve të tjera, por edhe nga gabimet tona.

Me gjithë shtimin e rasteve, Greqia vazhdon të jetë krahasimisht më mirë nga shumica e vendeve edhe më të pasura të botës.

Që nga fillimi i pandemisë vajtojmë 365 jetë, kur vende me të njëjtën popullsi si Portugalia dhe Belgjika, kanë respektivisht 2.000 dhe 10.000 të vdekur.

Shfrytëzuam stinën e verës që të blindojmë sistemin shëndetësor kombëtare, që nga 557 shtretër reanimacioni vjet, ka thuajse 1000 tashmë. Dhe kemi rezerva medikamentesh për muaj të tërë.

Emëruam rreth 6.200 punonjës të rinj, infermierë dhe mjekë, shumë prej të cilëve do të qëndrojnë definitivisht.

Shumëfishuam testet e përditshme. Ndërsa jemi nga të parët në Europë që disponojmë testet e reja antigjene rapid.

Mirëpo le të mos harrojmë se mjekët dhe personeli shëndetësor nuk luftojnë vetëm kundër koronavirusit, por edhe kundër gjithë sëmundjeve të tjera apo aksidentet.

Dhe meqë po flitet shumë, ju garantoj se strukturat me spitaleve ndodhen shumë larg limiteve të tyre. Dhe natyrisht po forcohen vazhdimisht.

Pas pak do të funksionojë pavijoni i ri i reanimacionit në spitalin “Sotiria” me 50 shtretër të tjerë.

Dhe është vënë në rrugë donacioni i Fondacionit Niarhos që do t’i shtojë sistemit 174 shtretër të tjerë.

Bashkëqytetarë, jam angazhuar ta paraqes realitetin ashtu siç është.

Dhe këtë po bëj edhe tani: Teksa kërcënimi për shëndetin publik po rikthehet, ju ftoj në një mobilizim zë ri.

Pa masa të reja, të përgjithshme në gjithë territorin. Por me një zbatim rigoroz të masave që janë marrë.

Dhe me ndërhyrje të adresuara ashtu dhe kur të duhet, në zona që paraqesin ngarkesë të lartë epidemiologjike, siç është dot Atika.

Objektivi ynë është që lëshimet e vogla individuale të parandalojnë një rënie të madhe të shëndetësisë dhe të ekonomisë tonë.

Çfarë nuk duam të shikojmë?

Një shtim agresiv të rasteve dhe të të intubuarve.

Mund ta arrijmë pa kufizime horizontale, ajo që i themi “lockdown”? Natyrisht që mundim. Nga ne varet. Dhe e kemi fuqinë dhe dijet që ta arrijmë. Masat gjithëpërfshirëse mund të duken të thjeshta. Dhe vërtet ishin veçanërisht eficente në fazën e parë të pandemisë.

Mirëpo, në plan afatmesëm, sjellin pasoja tragjike në ekonomi dhe padrejtësi të mëdha në shoqëri.

E dimë se duke ngrirë gjithë aktivitetet përcjellja e virusit kufizohet.

Ky ishte mësimi i pranverës, që na kushtoi shumë.

“Lockdown” do të thotë biznese të mbyllura dhe papunësi. Më pak të ardhura publike dhe rënie të madhe ekonomike.

Dhe po të mos kishim ndërhyrë në kohën e duhur me një program të guximshëm shpëtimi të ekonomisë, gjërat do të ishin shumë më keq.

Mirëpo, kryesisht, “locdown” do të thotë njëanshmëri sociale. Sepse ekonomia në stanjacion vë në lëvizje pabarazi.

Ashtu sikurse dhe shkollat e mbyllura sjellin vetëm mendje të mbyllura.

Përndryshe, çdo kufizim horizontal është i padrejtë.

Sepse barazon barrë të ndryshme në shpinët e të gjithëve.

Le ta shmangim atëherë një përvojë të tillë për së dyti.

Sot kemi më shumë përvojë kundrejt pandemisë.

E dimë. Për shembull, se shkollat duhet të jenë të fundit që do të mbyllen në një shpërthim të ri të pandemisë, dhe jo të parat.

Apo se vendet e punës dhe të argëtimit mund të favorizojnë përcjelljen e virusit.

Kjo a mos do të thotë se duhet të mbyllen? Jo!

Duhet të ripërshtasin rregullat dhe oraret e funksionimit.

Maska duhet të jetë e detyrueshme në gjithë ambientet e mbyllura. Dhe të zhvillohet puna në distancë.

Ndërsa konferenca dhe veprimtari kulturore mund të bëhen për një periudhë nëpërmjet internetit.

Do ta them hapur: Dilema është “Vetëruajtje apo karantinë”.

Duke ditur pasojat e së dytës, kemi për detyrë të përzgjedhim të parën.

Pa shumë fjalë, por me disa pak vepra, të provuara dhe rezultative: Distancë. Higjienë vetiake. Dhe sidomos maska derisa të gjendet terapia dhe vaksina.

Do të guxoja të them se maska është vaksina deri sa të gjendet vaksina.

E veshin pa bërë fjalë fëmijtë tanë, që po tregohen më të disiplinuar se sa disa të rritur. Sepse, për kundër çdo masa tjetër, është një lëvizje shumë e thjeshtë, në mbron nga një neglizhencë e çastit, një konfuzion të çastit.

Që ta shpjegoj me fjalë shumë të thjeshta: Ekspertët na thonë q[ nëse  një i sëmurë me Covid gjendet pranë dikujt që është i shëndoshë dhe të dy mbajnë maska, mundësia e infektimit është minimale.

Rrjedhimisht duhet të na bëhet zakon. Dhe aty ku është e domosdoshme, shteti do të imponojë detyrimin e masës.

Që nga momenti i parë theksova se plani i shtetit mund të jetë busulla.

Mirëpo rrugën e vazhdojnë qytetarët. Ju. Dhe ku falënderoj përsëri për këtë.

Shteti, nga ana e vet, nuk do t’i fshehë kurrë fushat ku mund të bëhet më i mirë.

Në komunikacionet, le të themi. Me gjithë faktin se që nga vjet në Atikë janë shtuar 250 autobusa, këto nuk ishin të mjaftueshme që të evitonim fenomenet e grumbullimeve.

Prandaj dhe sanksionuam orarin e shkuarjes valë valë në punë.

Mirëoo, nevojitemi më shumë automjete dhe intinerare me të shpeshta.

Kohët e jashtëzakonshme imponojnë masa të jashtëzakonshme.

Kështu, nga java e ardhshme vihen në qarkullim 100 autobusa të rinj dhe 400 të tjerë deri në fund të vitit.

Bashkëqytetarë, ju kërkoj ta shohim drejt në sy të vërtetën.

Menaxhimi i pandemisë nuk është një lavjerrës  që lëviz nga njëra anë e “lockdown”-it, në anën tjetër të relaksimit absolut.

Ka një pikë ekuilibri. Një përditshmëri e re për sa kohë zgjat pandemia, që quhet funksionim i kontrolluar.

I ekonomisë dhe i vetë shoqërisë.

Është në dorën tonë ta gjejmë këtë pikë.

Javët e ardhshme do të vendosin për muajt e ndoshta dhe vitet e ardhshëm.

Dhe duhet të gjendemi sërish para koronavirusit, në vend që ta ndjekim pas atë. Me masa konkrete gjithmonë, aty ku nevojiten.

Përndryshe, mobilizimi botëror për vaksinën jep shpresa se jo shumë vonë vaksina do të zbulohet.

Deri atëherë, shteti do të qëndrojë vigjilent, do t’u besojë ekspertëve dhe do të veprojë gjithmonë me transparencë dhe do të informojë.

Mirëpo, të mos gënjehemi. Masa edhe më eficente, varet nga zbatimi me besnikëri i saj.

Së bashku do t’ia arrijmë sërish, apo së bashku do ta humbim shansin.

Duke pasur përvojën pozitive të pranverës, jam i sigurt për të parën.

Kështu që sapo të mundim të heqim maskat, të kemi në fytyrën tonë buzëqeshjen e kënaqësisë së përbashkët kombëtare dhe të vetëbesimit.

Ndaje me miqte