0030 210 33 18 483

Nënshtetësia greke. Ligji i ri merr rrugën drejt miratimit

Tribuna TV 12 Shkurt 2019

Projektligji i ri për nënshtetësinë greke është dërguar për miratim në sekretariatin e qeverisë dhe prej andej pritet që në ditët e ardhshme të dorëzohet në parlament për votim.

Fillimisht, përgatitja e ligjit të ri ishte paralajmëruar nga sekretari i përgjithshëm për nënshtetësinë, Lambros Baltsiotis, në intervistë për TV Tribuna.

Informacioni për futjen e projektligjit në procedurën e votimit, është dhënë nga zyra e ministrit të brendshëm, Aleksis Haritsis.

Projektligji përmban dispozita që i shërbejnë racionalizimit, thjeshtëzimit dhe unifikimin e procesit të natyralizimit (politografisi).

Më konkretisht, aplikuesit do të ftohen të përgjigjen në 20 pyetje nga 30 që do t’u bëhen gjithsej.

Pyetjet do të jenë rreth gjuhës, gjeografisë, historisë, institucioneve politike, zhvillimeve aktuale politike).

Pyetjet do të përzgjidhen rastësisht nga një “bankë” prej 300 pyetjesh të parapërgatitura, përgjigjet e të cilave do të jenë të gjitha të disponueshme për të interesuarit, në një faqe interneti.

Hartuesit e projektligjit thonë se kjo është një praktikë që zbatohet gjerësisht në SHBA dhe në mjaft vende të Europës.

Me testin e ri, arrihet një reduktim maksimal i shkrimit të protokollit, që sot shkon deri në tre muaj.

Në të njëjtën kohë sanksionohet një test unik për njohjen e gjuhës greke, me qëllim që të gjithë ata të cilët pas testit gjykohet se kanë njohuri të mjaftueshme, të mos testohen nga komisioni i natyralizimit.

Më tej, reduktohet tarifa (paravolo) që paguajnë aplikantët për marrjen e nënshtetësisë greke. Paravolo e re do të jetë 550 euro, në vend të 700 që është deri më tani.

Një tjetër risi është se gjithë ata që kanë dëshmuar lidhje të ngushta me Greqinë, por mungojnë për 18 muaj rresht nga Greqia. Nëse këta kishin aplikuar më përpara për marrjen e nënshtetësisë, procedura pezullohet dhe aplikimi mund të rishqyrtohet në rast se këta vendosen sërish në Greqi.

Për “alogjenët” (ata që nuk kanë origjinë greke), vendimi për natyralizimin do të merret tashmë nga drejtoria e nënshtetësisë e periferisë, gjë që pritet të reduktojë deri në 9 muaj kohën e pritjes.

Në dispozitat e reja përfshihen edhe ato që kanë të bëjnë me përshtatjen e legjislacionit grek me kuadrin inssitucional europian. Në këtë drejtim, ka dispozita që u japin të drejtën e marrjes së nënshtetësisë personave me moshë të shkuar, personave me të meta mendore, apo të sëmurëve psikikë.

Sipas të dhënave zyrtare, janë rreth 200.000 qytetarë të ardhur nga Shqipëria që kanë përfituar nënshtetësinë greke:

Ndaje me miqte