0030 210 33 18 483

Pas shumë kritikash vjen ndryshim në Kodin e Emigracionit

Tribuna News 22 Mars 2023

 

Kushtet më të favorshme për dhënien e një leje qëndrimi dhjetëvjeçare për emigrantët e brezit të dytë dhe ata që kanë ardhur si të mitur të pashoqëruar.

 

 

Me përmirësime në dispozitat kritike që u mblodhën në konsultim, sot pasdite në Komisionin e Përhershëm të Administratës Publike, Rendit Publik dhe Drejtësisë në Parlament po diskutohet projektligji i Ministrisë së Emigracionit dhe Azilit me Kodin e ri të Emigracionit.    pasdite në Komisionin e Përhershëm të Administratës Publike, Rendit Publik dhe Drejtësisë në Parlament po diskutohet projektligji i Ministrisë së Emigracionit dhe Azilit me Kodin e ri të Emigracionit.

 

 

  Projektligji që u hodh të hënën në Kuvend , dhe nën vrojtimin e palëve të interesuara , dhe opozitës në lidhje me nenin 162, që në formën përfundimtare të projektligjit është neni 161:

 

 

 

■ Jep mundësinë e një leje qëndrimi dhjetëvjeçare për të rriturit që kishin ardhur në Greqi si të mitur të pashoqëruar, pa pasur ndonjëleje qëndrimi tjetër, e cila deri ishe ishte paradoksale dhe përjashtonte shumicën dërrmuese të të interesuarve.

 

 

■ Gjithashtu nuk kërkon që të kenë studime pas arsimit të mesëm ose të lartë , por mjaftohet me përfundimin me sukses të tri viteve të arsimit të mesëm para se të mbushë 21 vjeç. 

 

 

■ Heq detyrimin e pagesës së tarifës për dhënien e lejes ,  ndërsa në versionin e parë parashikonte një tarifë prej 900 euro, e cila u cilësua e papërballueshme dhe e tepruar.

 

 

■ Për emigrantët e brezit të dytë parashikon leje qëndrimi dhjetë vjeçare pa kusht që të kenë një leje tjetër qëndrimi, siç parashikohet në versionin origjinal të projektligjit, i cili përjashtonte shumë fëmijë, prindërit e të cilëve kishin probleme me letrat e tyre dhe që konsiderohej si një kthim në atë që ishte në fuqi para vitit 2014, kur nuk ishte vendosur vendbanimi i ligjshëm i fëmijëve të emigrantëve.

 

Gjithashtu, projektligji përfundimtar nuk përjashton nga leja e qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme ata të cilëve u është refuzuar përfundimisht kërkesa për azil. 

Megjithatë, edhe në versionin e deritanishëm përfundimtar të projektligjit, mbetet dispozita që ata që kanë plotësuar shtatë vjet qëndrim në Greqi, gjatë kohës së qëndrimit në vend gjatë ekzaminimit, kanë të drejtën e lejes së qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme, nuk llogaritet në shtatë vitet e aplikimit për azil.

 Për shumë  vite u hoq mundësia e disa refugjatëve për të marrë leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme, pavarësisht se dëshmonin se jetonin në Greqi gjatë  kohës që po shqyrtohej kërkesa e tyre për azil,  një ekzaminim që merrte një kohë shumë të gjatë. .

 

pavarësisht se gjatë shqyrtimit të kërkesës për azil u vërtetua se jetonin në Greqi, ekzaminim i cili zgjaste për një kohë shumë të gjatë. .

Ndaje me miqte