0030 210 33 18 483

Progres-Raporti i KE: Shqipëria, arritje në Reformën në Drejtësi

Tribuna TV 19 Prill 2018

Komisioni Europian ka publikuar disa nga kriteret kryesore të progres-raportit për Shqipërinë 2018, duke theksuar se sistemi gjyqësor shqiptar ka arritur disa nivele përgatitjeje dhe se reforma në drejtësi po zbatohet e plotë dhe gjithëpërfshirëse.

“Sistemi gjyqësor shqiptar ka arritur disa nivele përgatitjeje. Zbatimi i një reforme në drejtësi të plotë dhe gjithëpërfshirëse po vazhdon, duke pasur një progres të mirë në përgjithësi. Rivlerësimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i Vetting-ut) ka filluar.

Shqipëria duhet në veçanti: të avancojë në zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo duhet të përfshijë përfundimin e krijimit të strukturave të reja gjyqësore (Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Këshilli i Emërimit të Drejtësisë) dhe arritja e rezultateve të para në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përparimi i mëtejshëm është shënuar në krijimin e një rekordi të qëndrueshëm të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, duke përfshirë gjetjen e pasurive, të bëjë përparim të dukshëm në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë (përfshirë kompensimin dhe regjistrimin). Funksionimi i gjyqësorit Shqipëria ka një farë nivel të përgatitjes. Progres i kënaqshëm u arrit përmes zbatimit të vazhdueshëm të reformës së drejtësisë.

Procesi i rivlerësimit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka filluar dhe po jep rezultatet e para të prekshme. Pas krijimit të institucioneve të verifikimit, grupi i parë i rasteve prioritare po shqyrtohet. Institucionet ndihmëse që mbështesin procesin kanë përfunduar raportet e tyre të para mbi vlerësimet e aftësisë, kontrollin e së kaluarës dhe deklarimet e pasurisë.

Ankesat kundër ligjit të verifikimit dhe legjislacionit përkatës themelor të reformës gjyqësore janë gjykuar nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit konfirmoi kushtetutshmërinë e Ligjit të Veting-ut.

Një numër dispozitash në ligjet për qeverisjen e gjyqësorit dhe për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë shpallur jokushtetuese dhe janë anuluar, duke I dërguar për shqyrtim legjislativ.”

Duke u ndalur te lufta kundër krimit të organizuar, në raport shkruhet se Shqipëria ka ruajtur nivelin e përgatitjes kundër krimit të organizuar, duke theksuar se është shënuar progres në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

“Vendi ka njëfarë shkalle përgatitjeje në luftën kundër krimit të organizuar. Në përgjithësi, gjatë periudhës së raportuar, është shënuar progres, veçanërisht sa i takon rritjes së operacioneve policore dhe luftës kundër kultivimit të kanabisit. Shqipëria duhet të garantojë që këto rezultate fillestare të ruhen dhe për këtë duhet të intensifikojë kërkimin, sekuestrimin dhe shkatërrimin e sasive rezervë të kanabisit. Duke marrë në konsideratë rekomandimet e mëparshme, vendi ka shënuar progres në përafrimin e legjislacionit përkatës me standardet dhe praktikat më të mira europiane. Shqipëria ka miratuar amendamente të Ligjit Antimafia dhe të Kodit të Procedurës Penale për hetime penale më efikase. Progres është shënuar gjithashtu në konfiskimin e aseteve kriminale, kryesisht përmes konfiskime paraprake. Bashkëpunimi ndërkombëtar policor, veçanërisht me policitë e vendeve anëtare të BE-së, është intensifikuar.”

Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit. Progres i ndjeshëm është bërë, veçanërisht me miratimin e amendamenteve të Kodit të Procedurës Kriminale, Ligjin për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë, Detyrimet Financiare të Personave të Zgjedhur dhe disa Zyrtarëve Publikë, Ligjin Anti-Mafia, si dhe Ligjin mbi Financimin e Partive Politike.

Numri i dënimeve përfundimtare që përfshijnë zyrtarë të rinj apo të mesëm është rritur më tej. Dënimet e zyrtarëve të nivelit të lartë kanë ndodhur kryesisht në gjyqësor; megjithatë, dënimet përfundimtare për zyrtarët e lartë mbeten në përgjithësi në nivele shumë të ulëta.

Punë e konsiderueshme është bërë për të përmirësuar kuadrin ligjor mbi përgjimet dhe mbikëqyrjen, afatet kohore për hetimin, pranueshmërinë e provave para gjykatave dhe financimin e partive politike. Institucionet e specializuara për të luftuar korrupsionin ende nuk janë krijuar.

Aksesi i drejtpërdrejtë në bazat e të dhënave për prokurorët dhe policinë ka vazhduar të përmirësohet.

Përsa i përket, të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes, vendi ynë ka zhvilluar kuadrin ligjor sipas standardeve të BE.

“Shqipëria ka ratifikuar pjesën më të madhe të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe ka zhvilluar kuadrin ligjor sipas standardeve europiane.

Përsa i takon lirisë së shprehjes, Shqipëria ka ruajtur nivelin e përgatitjes në mënyrë të moderuar.”

Në këtë progres-raport flitet qartë për bashkëpunimin rajonal të vendit tonë, i cili ka marrëdhënie të mira me vendet fqinje.

“Shqipëria ka vazhduar të marrë pjesë aktive në bashkëpunimin rajonal dhe ka marrëdhënie të mira me fqinjët.”



Kriteri ekonomik

“Shqipëria ka bërë progres dhe është e përgatitur në mënyrë të moderuar në zhvillimin e funksionimit të ekonomisë së tregut”, thuhet në progres-raport dhe se vendi ynë po përgatitet për reformimin e administratës së saj publike.

“Shqipëria po përgatit reformimin e administratës së saj publike. Përpjekjet e vazhduara, rezultuan në arritjen e progresit në efikasitetin dhe transparencën e dhënies së shërbimeve publike, trajnimeve të nënpunësve civilë, procedura rekrutimi më transparente dhe një forcim të përgjithshëm të procedurave të shërbimit civil të bazuara mbi meritën.”

Duke u ndalur te kriteri politikë, në progres-raport shkruhet se bojkoti i opozitës në parlament në fillim të vitit 2017, vonoi krijimin e institucioneve juridike të Vetting-ut.

“Polarizimi i fuqishëm vazhdon në klasën politike. Aktivitetet parlamentare janë prekur nga një bojkot i zgjatur nga opozita në fillim të vitit 2017, e cila vonoi gjithashtu krijimin e institucioneve juridike të Vetting-ut.

Në maj, një marrëveshje mes partisë qeverisëse dhe opozitës mundësoi rifillimin e aktiviteteve parlamentare, duke sjellë disa ndryshime në kuadrin ligjor elektoral. Kjo shërbeu për të mundësuar një organizim të qetë të zgjedhjeve të përgjithshme në qershor.”

Ndaje me miqte