0030 210 33 18 483

Shqiptar në Greqi, si merr pension edhe pa plotesuar ensimat

TV TRIBUNA 28 Janar 2020

Një nga pyetjet më të dendura që na drejtojnë në redaksinë e televizionit Tribuna, lidhet me pensionet.

Me të drejtë qindra e mijëra bashkatdhetarë janë të shqetësuar se ç’do të bëhet me kontributet e tyre për sigurimet shoqërore, të cilat një pjesë e madhe i kanë paguar edhe nga xhepi i tyre.

Në fakt, ka një pakicë që kanë përfituar pension, kryesisht të pjesshëm. Dhe bëhet fjalë për emigrantë me kartë jeshile, siç i themi e jo homogjenë.

Këta kanë qenë me fat, pse kontributet e tyre, të paguara deri më një, nuk kanë shkuar kot.

Por është jashtëzakonisht i madh numri i atyre që nuk arrijnë të sigurojnë minimumin e siguracioneve apo ensimat, që të munden të përfitojnë pension.

Profesot Savvas Robolis, eksperti i njohur i sigurimeve shoqërore në Greqi, në një intervsitë për TV Tribuna, kohë më parë, deklaroi se kushdfo që paguan kontribuetet për sifurime shoqërore përfiton pension në Greqi, natyrisht, duke përmbushur kushtet që vlejnë edhe për shtetasit grekë.

TRIBUNA TV: Një emigrant që paguan kontributet për sigurime shoqërore, a mundet të marrë pension në Greqi?

SAVVAS ROBOLIS: Sigurisht. Sipas ligjit për sigurimet shoqërore, përderisa është i siguruar dhe ka 6.000 ensima -që i korrespondojnë 20 viteve punë- ose 4.500 ensima -që i korrespondojnë 15 viteve punë- do të marrë pensionin kombëtar 384 euro po të ketë 20 vjet, (345 euro po të ketë 15 vjet), plus pensionin që i korrespondon nga kontributet që ka paguar.

Përderisa një njeri është në tregun e punës, paguan kontribute ai dhe punëdhënësi ose vetëm ai, po të jetë i vetëpunësuar; mbi bazën e këtyre kushteve, pra 67 vjeç ose 62 vjeç me 40 vite pune me siguracion dhe 20 ose 15 vjet minimumi, do të marrë një pension siç e merr kushdo që punon në Greqi dhe paguan sigurimet shoqërore.

Nëse dikush nuk ka 4.000 ensima, po ka 3.000, këto do të mund të përllogariten për pensionin kombëtar?

SAVVAS ROBOLIS: Jo. Sipas ligjit, këto nuk përllogariten; ai nuk do të mundet të marrë pension. Mirëpo do të marrë Kompensimin e të Moshuarit të Pasiguruar, pasi të mbushë 67 vjeç dhe vlera e këtij kompensimi do të jetë 360 euro.

Në kushtet që midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka ende një marrëveshje për këtë çështje, zgjidhja e vetme për ata që nuk kapin numrin e nevojshëm të ensimave është ky pension që jepet në formë kompensimi social për të moshuarit pa siguracion.

Po si merret ky pension?

Më poshtë vijon teksti shpjegues, marrë nga faqja zyrtare e entit të kompensimeve sociale, OPEKA.

Me nenin 93 të ligjit 4387/2016 u sanksionua Kompensimi i Solidaritetit Social për të Moshuarit pa Siguracion.

Në zbatim të këtij neni, që nga 12/05/2016 jepet nga OPEKA Kompensimi i Solidaritetit Social për të Moshuarit pa Siguracion, me vlerë 360 euro.

Posaçërisht, sipas ligjit, Kompensimi u jepet të moshuarve pa siguracion si dhe atyre që nuk përmbushin kushtet për të marrë pension, përderisa plotësojnë këto kushte:

a. Kanë mbushur vitin e 67-të moshës.

b. Nuk marrin apo nuk përfitojnë pension nga jashtë Greqisë apo çdo lloj asistence në Greqi, me vlerë më shumë se 360 euro. Nëse pensioni nga jashtë apo asistenca janë më pak se kompensimi prej 360 euro, atëherë përfitojnë diferencën nga zbritja e pensionit apo e kompensimit.

c. Jetojnë ligjërisht dhe pa ndërprerje në Greqi 15 vitet e fundit para bërjes së kërkesës për kompensimin dhe vazhdojnë të jetojnë në Greqi edhe pas përfitmit të kompensimit.

d. Të ardhurat personale të tatueshme nuk e kalojnë shumën 4.320 euro. Në rast se janë të martuar të ardhurat e tatueshme nuk duhet të jenë më shumë se 8.640 euro.

e. Përjashtohen ata që bashkëshorti apo bashkëshortja e tyre marrin pension nga çfarëdo burimi me vlerë më të madhe se 360 euro.

Ndaje me miqte