Tsipras: "Greqia, gati për hapin vendimtar të daljes nga kriza"?
Aleksis TSIPRAS
06 Maj 2018
Greqia, pas tetë vjetësh mbikqyrjeje nga memorandumet, është e gatshme të bëjë hapin vendimtar për daljen përfundimtare nga kriza”, thekson kryeministri grek, Aleksis Tsipras një artikull që publikohet në gazetën”Efimerida ton Syntakton”.
Është fjala për një kthesë historike në historinë moderne të vendit, vazhdon Tsipras.
Vijon artikulli i plotë:
“Padyshim, është fjala për një kthesë historike në historinë moderne të vendit, i cili për tetë vjet ia kishte dorëzuar përgjegjësinë e ushtrimit të politikës ekonomike ekskluzivisht kreditorëve, si rezultat i falimentimit esencial në fillim të vitit 2010.
Tashmë, kur fillon të duket se përfundimisht kjo qeveri do të arrijë aty ku dështuan gjithë qeveritë e mëparshme dhe me koston më të vogël të mundshme, shtrohet sërish pyetjet:
A i vlente që të ndëmarrë këtë përgjegjësi të rëndë një qeveria e të majtës?
E mori këtë përgjegjësi për llogari të shtresave shoqërore që përfaqëson, apo për llogari të elitës ekonomike të vendit?
Do të përgjigjem që mos t’i përgjigjem me një fjalë këtyre pyetjeve, por të skicoj përgjigjet, duke parashtruar faktet. Dhe duke pasur gjithmonë ndërmend se përgjigjet i pretendon, lufton për to çdo ditë, nuk i gjen të gatshme në disa manuale teorike.
Dalje e pastër nga memorandumet, domethënë pa një linjë preventive mbështetjeje dhe pa angazhime të reja për shtrëngesa, nuk është një gur kilometrik kronik. Domethënë, nuk është e paracaktuar që kur të kalojë koha, dikush del nga një program mbështetjeje. Mundësia për dalje nga kriza varet nga ecuria e ekonomisë greke.
Dher sot është ecurtia e ekonomisë që krijon sa premisat për të arritur marrëveshjen më të mirë të mundshme për daljen e pastër nga memorandumi, aq edhe për kushtet për ditën e nesërme të vendit pas krizës shumëvjeçare.
Në këtë mjedis pozitiv, që po krijohet nga rimëkëmbja e vazhdueshme e gjithë parametrave ekonomikë bazikë, tashmë kemi mundësinë që të arrijmë kushte shumë më të mira edhe për rregullimin e borxhit grek.
Rregullimi i borxhit konsiston një parametër absolutisht kritik, në plan afatmesëm dhe afatgjatë, me qëllim që vendi të ruajë dinamikën zhvillimore që po evidenton dhe të eliminohet rreziku i rikthimit në ditët që jetuam pas 2010-s.
Mirëpo është e qartë se çështja e borxhit nuk ka të bëjë vetëm me financat publike dhe mundësinë e rifinancimit të detyrimeve të vendit në të ardhmen. Ka të bëjë edhe me terrenin krucial të zhvillimit dhe të prodhimit të aseteve të reja që ka nevojë Greqia.
Rregullimi i borxhit përmirëson edhe më shumë mjedisin e investimeve, përderisa pakësohet risku në plan afatgjatë, me rezultat uljen e interesave të kreditimit dhe rrit aksesin në fonde që do të mbështesin rrugën e zhvillimit të vendit. Përndryshe, kjo po ndodh që sot, përderisa shumë biznese greke muajt e fundit morën huara me interesa shumë të ulëta, me qëllim që të financojnë veprimtaritë e tyre investuese.
Mirëpo ekziston edhe një anë tjetër, më e rëndësishme e rrjedhojave pozitive nga rregullimi i borxhit dhe kjo ka të bëjë me zgjerimin e nivelit të lirisë të qeverisë greke sa i përket ushtrimit të politikës sociale.
Me funksionimin e tregjeve si mekanizëm disiplinues i ekonomive, rregullimi i borxhit u heq mundësinë gjithë atyre që do të mund të tentonin në të ardhmen të luanin lojëra spekulimi në kurriz të vendit. Kjo do të thotë se Greqia duke pasur një strategji konkrete dhe koherente për borxhin e vet, do të jetë në gjendja të planizojë në mënyrë autonome politikën ekonomike dhe sociale.
Rrjedhimisht, një qeveri e të majtës do të ketë nivele lirie që të planizojë dhe të materializojë politika për mbështetjen e shoqërisë, pa rrezikun e konstant të një cikli të ri destabiliteti që do të shpjerë sërish në detyrimin e politikave kufizuese.
Në këtë sens, rregullimi i borxhit, për një qeveri të së majtës jep një perspektivë krejtësisht të ndryshme nga sa do të jepte për një qeveri neoliberale, e cila thjesht do të merrte terren fiskal për të thelluar pabarazitë, duke shtuar marxhin e fitimit për kapitalin e madh, ekskluzivisht përmes uljes së tatimeve.
Përkundrazi, një qeveri e të majtës do të ketë mundësinë e materializimit të një projekti ndërhyrjes në fushën e politikës sociale, me boshte ripërteitjen e tregut të punës dhe forcimin e fuqisë negociuese të punonjësve, si dhe mbështetjen e shtresave shoqërore që kanë vuajtur pasojat më të mëdha nga shtrëngesa shumëvjeçare.
Sa të thella mund të jenë këto ndërhyrje?
Është e qartë se thellësia e tyre nuk varet vetëm nga raportet e forcës brenda vendit, pasi kuadri europian vendos kufizime.
Mirëpo ka shumë rëndësi se në cilën anë ndodhesh brenda këtij kuadri. Dhe Greqia vitet e fundit u gjend në versionin më ekstrem të ushtrimit të politikave neoliberale.
Dalja e pastër me rrgullim të borxhit do të na lejojë që zhvendosemi brenda kuadrit europian dhe kufizimeve ventuale të tij, që ta them vizualisht, nga ana e djathtë, në anën e majtë. Ndërsa në të njëjtën kohë do të luftojmë bashkë me forcat progresiste në Europë për zgjerimin e vetë kuadrit.
Një çështje jashtëzakonisht e vështirë, pasi tifozët e disiplinës së hekurt fiskale, megjithëse të dobësuar, e japin akoma tonin. Ndërkaq, një çështje që kemi obligimin mos ta heqim nga prioritetet tona.
Me dy fjalë, dua të them që Bashkimi Europian, na pëlqen apo jo, përbën sot terrenin më të favorshëm të luftës klasore dhe politike. Dhe në këtë kornizë duhet të hartojmë politikën tonë, nëse duam të kemi fitore për forcat sociale që si e majtë përfaqësojmë, dhe jo humbje të vazhdueshme dhe heroike.
Vetëm se në këtë kornizë fitoret maturohen me vonesë dhe nuk mund të jenë dërrmuese, sikundër humbjet. Përvoja jonë nga përpjekja e qeverisjes së majtë në periudhën e shtrëngesave të detyruara është tashmë e pasur. E dimë mirë koston. Mirëpo tani po fillojmë të mësojmë edhe përfitimet.
Sepse memorandume kishim edhe nga 2010 deri në 2015-n, vetëm se atëherë papunësia nuk ulej me 7 njësi, por u rrit me 17. Dhe nuk pati asnjë kujdes që t’i jepet fund punës së padeklaruar dhe mesjetës së punonjësit, por veç të shfarrosen kontratat kolektive dhe të drejtat e punonjësve.
Përpjekja jonë që të zhvendosim vazhdimisht raportet në favor të politikave sociale dhe të rishpërndarjes së aseteve, duke shfrytëzuar çdo mundësi që na jepet ka filluar faktikisht të avancojë me hapa më të qëndrueshëm në vendin tonë.
Mirëpo kuadri i ri që do të shndërrojë daljen nga memorandumet dhe zgjerimi i limiteve të lirisë për ushtrimin e politikës, po prodhon tashmë një rrjedhojë shumë të rëndësishme në politikën e brendshme të vendit: po i bën me të qarta vizat ndarëse ndërmjet qeverisë aktuale dhe opozitës kryesore.
Demokracia e re shikon mundësinë që ka qeveria për të zgjedhuar fushën e mbrojtjes sociale dhe të punës dhe e mallkon, pikërisht sepse nuk pajtohet ideologjikisht me çfarëdo që nuk është konservatore apo akoma më shumë, nuk e zgjeron hendekun midis të pasurve dhe punonjësve.
Shikon gjithashtu se qëndrimi bazik opozitar i saj për katastrofën dhe devijimin po rrëzohet nga faktet dhe reagon përmes një lufte të vazhdueshme intrigash dhe propagandash. Duke pasur në ballë aparatet e dezinformimi dhe të lajmeve të rreme (fake news), me të cilat ka marrëdhënie të privilegjuar ashtu si me gjithë morfemat e oligarkisë që sheh se po i ka ditët të numëruara.
Është absolutisht logjike që me këtë strategji Demokracia e Re të përfundojë në mbrojtëse të aktivitetit të një etsabalishmenti politik dhe ekonomik që e shpuri vendin në limitet e veta.
Për këtë arsye nuk ngurron të marri përsipër rolin e avokatit jo vetëm ndaj kuadrove të saj të akuzuar, por edhe biznesmenëve miq të opozitës për çështje që shtrihen nga shplarja e parave deri te trafiku i drogës.
Mirëpo kjo rrugë rrëshqitëse që ka përzgjedhur Demokracia e re nuk na prek. Përkundrazi, konfirmon përkushtimin tonë ndaj punës për ditën e nesërme të vendit.
Epoka e re do të jetë një epokë stabiliteti fiskal, zhvillimi ekonomik, por mbi të gjitha drejtësie.
Drejtësi për çdo qytetar që duhet të jetojë e të punojë me dinjitet.
Drejtësi ndaj çdo politikani që e mendoi veten se është sipër ligjit dhe rregullave dhe e ngjeu gishtin në mjaltë.
Drejtësi ndaj segmenteve të elitës ekonomike që shtruan, në bashkëpunim me politikanët e korruptuar mekanizma të një paligjshmërie të përgjithshme dhe minimi të interesit publik.
Me këto principe vendi do të arrijë në epokën e re, i shkarkuar nga detyrimet e brendshme, por edhe të jashtme.
Dhe Greqia në këtë epokë të re nuk mund veç të ketë në timonin e vet një qeveri e cila respekton dhe mbron ata dhe ato që përbëjnë forcën lëvizëse të saj. Vetë qytetarët.
Ndaje me miqte