0030 210 33 18 483

Zgjedhjet si alternativë

Agim BASHA

07 Mars 2021

Shqiptarët, janë me fatkeqë se kurrë më parë. Apo jo?! Mirëpo, ata nuk mund të mbeten përjetësisht peng i zgjedhjeve që u servirën nga po të njëjtët njerëz, aktorët politikë të tri dekadave post komunizëm...

Kohët e fundit, (besoj se e kini vënë re), ka si të thuash një zgjim mbarëshqiptar... Po të shikosh në pjesën tjetër shqiptare, d.m.th., në Kosovë, vë re se gjithçka në jetën e një shteti, në politikë, në shoqëri, në media, dhe, (mbase edhe në ekonomi...)ka një farë ndryshimi optimist... Unë mendoj se ka një arsye të thjeshtë fare. Atje, lidershipi politik që fitoi edhe zgjedhjet, votëbesimin qytetar...ishin të thjeshtë dhe të qartë në gjërat më praktike. Në ato që u mungonin qytetarëve, atyre njerëzve të thjeshtë, që përbëj ë edhe shumicën... Punësim, thanë ata dhe Drejtësi... e theksuan kudo këtë gjë... E cila në Shqipëri, as që përfillen nga Tirana zyrtare... Përkundrazi, përçmohen, nënvlerësohen, injorohen deri sa kanosen, rrihen, dhunohen dhe, edhe vriten ditën apo natën, nga vetë policia e shtetit... Dhe shteti, qeveria, drejtësia, avokati i popullit dhe presidenti...Heshtin...nuk flasin, sikur nuk ka ndodhur asgjë... Apo sikur gjithçka ecën "sahat"... Mirëpo, nga ana tjetër ka edhe një zgjim dhe një definim të një lidershipi të ri politik... Një lidership të ri, ose më mirë le të themi se ka një frymë të re, që mëton të vijë në politikën shqiptare. Mediat në vend bëjnë të "paditurin", nuk shikojnë dhe nuk dëgjojnë " pothuajse asgjë... Një krim i rëndë dhe i gjatë tridhjetëvjeçar i saj, që veç motivon, qoftë edhe në rastin më të "mirë", me heshtjen e saj... Në pjesën më të madhe ajo është "e kapur" ose e blerë...etj...Dhe si e tillë, ajo është kthyer në instrument, duke delegjitimuar vlerën si pushtet i katërt i demokracisë në vend!

Më shumë se kurrë, media sot ka një detyrim të madh. Fundja, ajo duhet thjesht të kthehet në statuskuonë e saj legjitime, normale... Fryma e re politike që po bëhet domosdoshmëri realisht duhet edhe të gjejë vend më tepër në media...Se, fjala vjen, nuk mund të ngresh, partiçkat e A.Patozit, F.Mehdiut, J.Topallit, R.Hajdarit, partinë e B.Topit, apo partitë e traditës së vjetër. M.Kryemadhit partia e së cilës nuk është veçse sh.p.k. Sot në duart e kryemadhit, nesër kur të iki nga pushteti, në dorën e presidentit aktual...

Nisur nga përvoja ime jetësore, goxha e gjate ne te dy vendet Shqipëri dhe Greqi, jam i bindur tashme se: problemi themelor është i shoqërisë, i njerëzve qe vuajnë pasojat e zgjedhjes qe kane bërë, dhe, kurrë i politikëbërësve! Shqiptarët, janë me fatkeqë se kurrë me pare. Apo jo?! Mirëpo, ata nuk mund të mbeten përjetësisht peng i zgjedhjeve që u servirën nga po të njëjtët njerëz, aktorët politikë të tri dekadave post komunizëm... Lëvizja e Re e Arian Galdini, apo lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë janë flakëza që mund t’i japin energjinë e duhur shpresës së shqiptarëve... Fillimisht vetë ne, shoqëria shqiptare duhet të ngremë dhe ndërtojmë besimin mbështetur tek një frymë e re. Tek një frymë që është edukuar dhe brumosur në Perëndim... Fundja, zgjedhjet prandaj janë forma më e mirë demokratike, sepse sjellin dhe japin edhe zgjidhje alternative...

Ndaje me miqte