0030 210 33 18 483

Ç' bëhet në kufirin e mbyllur Greqi-Shqipëri

17 Mars 2020

Kompania Top Lines ka nxjerrë një njoftim që u drejtohet klientëve të vet, por që vlen për gjithë qytetarët shqiptarë në Greqi. Top Lines, pasi ka komunikuar me autoritetet greke dhe shqiptare, jep përgjigje për disa pyetje shumë të rëndësishme që u krijuan pas vendimit të marrë fillimisht nga qeveria shqiptare e më pas edhe nga ajo greke, për të mbyllur kufirin ndërmjet të dy shteteve.

1. Për shkak të mbylljes së kufirit, Top Lines nuk do bëjë asnjë rrugë deri në një urdhër të dytë. Se kur do filloj linja nuk dihet ende. Pra nuk do ketë autobusë për Shqipëri deri në një urdhër të dytë.
2. Kufiri vazhdon të qëndrojë i mbyllur për autobusa, makina personale, taksi, mikrobuza etj., si nga pala Shqiptare ashtu dhe nga pala greke.
3. Nuk dihet kur do hapet kufiri. Pritet një urdhër i dytë nga pikat kufitare.
4. Edhe linja ajrore dhe ajo detare është mbyllur mes Shqipërisë dhe Greqisë
5. Nga Shqipëria në Greqi mund të hyjnë të gjithë qytetarët që kanë nënshtetësi greke, ose leje qëndrimi në Greqi . VINI RE: Personat duhet të vërtetojnë që jetojnë në Greqi. Pra një person që ka pasaportë greke, ose leje qëndrimi por nuk jeton në Greqi, NUK MUND TË KALOJË.  Duhet patjetër të vërtetojnë që jetojnë në Greqi. Ato mund të hyjnë vetëm në këmbë. Ato regjistrohen në sistem dhe duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë. Në rast se e thyjnë këtë karantinë do gjobiten. Deri në anën Greke të Kakavijës lejohet qarkullimi i makinave.
6. Nga Greqia në Shqipëri  mund të hyjnë vetëm personat që kanë pasaportë Shqiptare. Ato mund të hyjnë vetëm në këmbë. Ata regjistrohen në sistem dhe duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë. Në rast se e thyjnë këtë karantinë do gjobiten. 
Një problem tjetër është se si do të shkojnë nga Kakavija në qytetet e tjera meqënëse qarkullimi në Shqipëri është i kufizuar. Vetëm po ju pritën të afërmit tuaj, por dhe ato me autorizim. Për më shumë informacione komunikoni me policinë e shtetit (Shqipëri).
7. Për personat që janë me 3 mujorsh nuk dihet se çfar masa do merren. Sipas policisë greke, ato duhet të largohen përpara skadimit të afatit. Kryeministri Rama përpara ca ditësh premtoi se do t'i japë zgjidhje këtij problemi. Pritet të shikojmë se ç'do ndodhë.
8. Per personat që ju skadon pasaporta biometrike shqiptare sipas Ministrisë së Jashtme Shqiptare Pasaporta do konsiderohet e vlefshme edhe nëse mbaron afati këto ditë.

Ndaje me miqte