0030 210 33 18 483

“Barbara”, reshje dëbore sërish nga pasditja

Maria GJIKOKA

06 Shkurt 2023

Shërbimi meteorologjik grek ka riaktualizuar parashikimet për orët e ardhshme lidhur me aktivitetin e valës së motit të keq “Barbara”.

Të hënën, 6 shkurt 2023, reshjet e dëborës do të vazhdojnë nga pasditja dhe do të jenë periodikisht të dendura në Magnezi, Sporade, Evia, pjesën lindore të Greqisë kontinentale, dhe në zonat malore e gjysmëmalore të Peloponezit Lindor, të Cikladeve dhe Kretës.

Posaçërisht për Atikën, reshje dëbore do të shënohen madje dhe në zona me lartësi të ulët, kryesisht në pjesën lindore dhe veriore dhe kohë pas kohe do të jeni mjaft të dendura nga mbrëmja deri në orët e para të së martës 7 shkurt. Për pak do të ketë reshje dëbore edhe të martën pasdite.

Vende - vende do të ketë ngrica, të cilat në pjesën veriore të Atikës do të jenë intensive.

Të martën, 7 shkurt, reshjet e dëborës parashikohet të vazhdojnë në Sporadet (deri në orët e para të mesditës), Magnezinë lindore, Evia, pjesën lindore të Greqisë kontinentale, në ishujt e Egjeut verior dhe lindor, si dhe në zonat malore të Peloponezit lindor, Cikladet (kryesisht në rajonet perëndimore), Kretë (kryesisht në perëndim dhe në qendër të ishullit).

Një dobësim gradual i fenomeneve pritet të nisë nga vonë mesdita.

Ndaje me miqte