Berlusconi hetohet për vënien e bombave nga mafia gjatë viteve ‘90
ATSH
26 Shtator 2019
PALERMO, 26 shtator /ATSH-ANSA/ – Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi po hetohet nga prokurorët e Firences në lidhje me një seri vënie bombash mafioze në vitin 1993, deklaruan dje burimet.
Lajmi doli pasi avokatët e Berlusconit paraqitën dokumentacionin në gjykatë dhe pasi manjati i medieve u thërrit për të dëshmuar në një çështje që përfshin ish-ndihmësin e tij, Marcello Dell’Utri, edhe ky i burgosur.
Dell’Utri është i pandehur në një proces gjyqësor për bisedime të dyshuara mes shtetit dhe Cosa Nostra-s në fillim të viteve ’90 për të ndaluar fushatën e bombardimeve mafioze.
Janë pezulluar dy hetime të mëparshme rreth Berlusconit dhe këtyre bombardimeve.
Ndaje me miqte