0030 210 33 18 483

“Biznesi pajtohet me masat që shpalli zoti Mitsotakis”

Tribuna TV 18 Shtator 2018

Komuniteti i biznesit pajtohet plotësisht me masat që shpalli kryetari i Demokracisë së re, kyriakos Mitsotakis nga panairi i Selanikut, ka deklaruar presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Athinës (EVEA), Konstantinos Mihalos.

I pyetur nga gazetarët mbi deklaratat e zotit Mitsotakis, Mihalos ju përgjigj:

“Është pozitiv fakti se në panairin e sivjetshëm gjithë partitë, sa ato qeveritare, edhe ato të opozitës, kanë adoptuar, të paktën në fushën e ekonomisë, propozimet e komunitetit të biznesit.

Ulja e tatimeve për biznesin në 20%, ulja e ENFIA-s me 30%, ulja e TVSH-së për ushqimin në 13%, ulje e taksës së fitimit në 5%, përshkallëzimi i kontributeve për siguracionin në 15%, përmirësimi i sektorit bankar dhe heqja e capital controlseve, që shpalli zoti Mitsotakis, janë masa me të cilat komuniteti i biznesit pajtohet plotësisht”, deklaroi Mihalos.

Ai shtoi se përderisa gjithë partitë pajtohen, tashmë kanë shansin e madh që të paraqesin në parlament projektligjet përkatëse.

“Greqia ka nevojë urgjente për zbatimin e masave zhvillimore që do të kenë ndikim pozitiv në ekonomi dhe mbi të gjitha nevojitet në këtë periudhë të re pas memorandumit, konsensus dhe bashkëpunim ndërmjet forcave politike për krijimin e kushteve të përshtatshme politike dhe ekonomike për një rimëkëmbje përfundimtare2, deklaroi presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe industrisë të Athinës, Konstantinos Mihalos.

Ndaje me miqte