0030 210 33 18 483

Çertifikata e vaksinimit, sa muaj ka vlefshmëri tash e tutje

TV TRIBUNA 06 Prill 2022

Vlefshmëria e çertifikatave të vaksinimit dhe të sëmundjes nuk do të jenë më 6 dhe tre muaj sa ç’ishin deri më tani.

Marios Themistokleus

Sek. i përgjithshëm i Min. Shëndetësisë

Dje kishim vendimin e firmosur nga ministri i shëndetësisë, sipas të cilit certifikata e vaksinimit ka vlefshmëri për 9 muaj dhe vlefshmëria e certifikatës së sëmundjes shkon në 6 muaj.

Ndërkaq, Komisioni i ekspertëve ka rekomanduar një dozë të katërt vaksine për personat me moshë mbi 60 vjeç dhe posaçërisht për ata që kanë probleme serioze shëndetësore.

Maria Theodoridou

Kryetare e Kom. Kombëtar të vaksinimit

Komisioni Kombëtar i Vaksinimit vlerëson se dobie e mundshme nga një tjetër dozë përforcuese, doza e katërt siç thuhet, pritet të jetë më e madhe në persona me moshë 70 vjeç e lart.

Gjithashtu, në persona me moshë 60 vjeç e lart, posaçërisht ata që kanë sëmundje themelore.

(Shënim: Në sëmundjet themelore përfshihen tensioni i lartë, diabeti, sëmundjet e zemrës, astma dhe kanceri).

Sipas ekspertëve, doza e katërt do të bëhet me vaksina mRNA, domethënë Pfizer dhe Moderna, 4 muaj pas dozës së tretë.

Sa u përket takimeve për vaksinimin, fillimisht, platforma do të hapet në 7 prill, për moshat mbi 80 vjeç.

Ndërsa javën e ardhshme për moshat nga 70-79 vjeç.

Ndaje me miqte