Çfarë diskutuan Rama e Mitsotakis
TV TRIBUNA
24 Shtator 2019
Media greke ka dhënë disa pak detaje nga takimi Mitsotakis – Rama në Nju Jork, ndoshta pse vetë ky takim i parë ka zgjatur rreth 30 minuta.
Pas përshëndetjeve të rastit, kryeministri grek është interesuar për situatën në Shqipëri pas tërmetit të së shtunës.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, ANA-MPA, Rama e ka informuar dhe më pas ka tënë se Shqipëria mund të kërkojë ndihmë nga Greqia për të përballuar pasojat. “Sigurisht që do të ndihmojmë”, ka qenë përgjigjja e homologut grek.
Më pas, dy kryeministrat janë fokusuar në marrëdhëniet dypalëshe dhe ecurinë e Shqipërisë në prag të këshillit europian të tetorit, ku pritet të miratohet hapja e negociatave të anëtarësimit.
Mitsotakis theksoi se mbështet anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, me kusht që të pëmbushen të gjitha kriteret.
Sipas agjencisë greke, u diskutuan hapat që duhet të bëjë Shqipëria për të përmbushur kushtet e nevojshme, përfshirë ato që kanë të bëjnë me minoritetin grek.
Mitsotakis e vuri theksin në çështjen e vetëpërcaktimit si minoritarë të qytetarëve, si dhe tl garantimit të së drejtave pronësore të minoritetit.
Media citon burime qeveritare greke, sipas të cilave Edi Rama u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me Athinën, “për çështje që kanë interes të veçantë për Greqinë”.
Dy kryeministrat kanë rënë dakod që të avancojnë në një diskutim më të gjerë të axhendës së marrëdhënieve dypalëshe, gjatë një takimi tjetër në Athinë, në kuadër të Samitit Euro-Arab që do të mbahet më 29 dhe 30 tetor.
Ndaje me miqte