0030 210 33 18 483

Çfarë shansi: luan në bast 80 euro, dhe fiton 260.000!

Tribuna TV 28 Qershor 2018

Geremi, një punëtor gjerman është fituesi i bastit më të madh në Botëror. Ai inkasoi plot 259.532,9 euro, duke luajtur 12 ndeshje për vetëm 80 euro.

“E shikoja kuponin 300 herë në ditë dhe thosha: “Nuk është e mundur, madje edhe kur Kolumbia fitoi 3-0 nuk isha i sigurt. Jam shumë i gëzuar, fitova 260,000 euro, është një ndihmë e madhe”, i deklaroi televizionit BFM TV.

Geremi luajti online 12 ndeshje me koeficient 2.403,33 (me bonus 67.000 euro) dhe ishte veçanërisht me fat, përderisa u shënuan gola në fund të ndeshjeve nga Kroos, Kutinio dhe Shaqiri.
 

Ndaje me miqte