Çfarë është SWIFT-i dhe pse ka rëndësi?
ATSH
27 Shkurt 2022
LONDER, 27 shkurt /ATSH/ – Britania e Madhe ka rënë dakord me BE-në dhe SHBA-në për të hequr disa banka ruse nga sistemi bankar SWIFT, sipas theindependent.co.uk.
Kryeministri Johnson deklaroi se ky sistem është “tepër i rëndësishëm për të ushtruar presion ekonomik ndaj Rusisë”.
Çfarë është SWIFT-i?
SWIFT është akronimi për Shoqëria e Telekomunikimit Financiar Ndërbankar në mbarë botën. E krijuar në vitin 1973 dhe është një pjesë thelbësore e sistemit që lehtëson flukset e parave në mbarë botën.
Është një sistem i sigurt mesazhesh që lejon rreth 11 000 institucione financiare ”të bisedojnë” me njëri-tjetrin dhe të autorizojnë pagesat. Kur një pagesë dërgohet nga një bankë në tjetrën, ata marrin një mesazh përmes SWIFT-it përpara se të vazhdojnë me transaksionin.
Rreth 40 milionë transaksione kryhen duke përdorur SWIFT-in çdo ditë.
Ai operon si kompani e përbashkët nga 2 000 banka anëtare dhe është i vendosur në Belgjikë. Bankat qendrore duke përfshirë Bankën e Anglisë mbikëqyrin drejtimin e kompanisë.
SWIFT është një organizatë neutrale që nuk mund të lëshojë sanksione të veta. Një vendim për të bllokuar bankat ruse nga përdorimi i sistemit do të duhej të miratohej nga qeveritë.
A do ta dëmtojë Rusinë një ndalim nga SWIFT-i?
Boris Johnson parashtroi rastin se përjashtimi i Rusisë do ta bënte jetën e vështirë për Putinin duke penguar Rusinë të dërgonte dhe të merrte pagesa.
Duke folur në programin ”Today” të BBC Radio 4, sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace shpjegoi se “kur paguani Rusinë për gazin e saj, ajo ndoshta kalon përmes sistemit SWIFT”.
A ka mënyra rreth ndalimit të Swift?
Shefi i VTB, një bankë e madhe ruse, tha së fundmi se mund të përdorë kanale të tjera për pagesa, si telefona, aplikacione mesazhesh ose e-mail.
Kina ka sistemin e saj të njohur si CIPS, i cili shpreson se do të bëhet një alternativë e përdorur gjerësisht për SWIFT.
Marrëveshja për një masë të tillë ka ndodhur edhe më parë. Në vitin 2012, BE e ndaloi SWIFT-in t’u shërbente firmave dhe individëve iranianë të sanksionuar në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.
Sekretari i Mbrojtjes, Wallace theksoi se “ashtu si shumë gjëra, këto janë organizata ndërkombëtare, dhe nëse jo çdo vend dëshiron që të përjashtohet nga sistemi SWIFT, atëherë gjithcka bëhet e vështirë”.
Ndaje me miqte