0030 210 33 18 483

Çfarë është varianti i ri XBB.1.5 i Covid-19?

Maria GJIKOKA

06 Janar 2023

 Një nënvariant i ri Covid-19 po shkakton shqetësime në SHBA,  në ndërkohë që është duke u përhapur me shpejtësi.

Disa raste janë regjistruar edhe në Britaninë e Madhe.

Çfarë është XBB.1.5?

Është një degë e variantit dominues globalisht Omicron Covid, i cili vetë pasoi variantet e mëparshme Alpha, Beta, Gamma dhe Delta.

Omicron ka tejkaluar të gjitha versionet e mëparshme të koronavirusit që kur u shfaq në fund të vitit 2021 dhe ka krijuar shumë nënvariante, që janë edhe më ngjitëse se origjinali.

Simptomat e XBB.1.5 mendohet të jenë të ngjashme me ato të shtameve të mëparshme Omicron, por është ende shumë herët për ta konfirmuar këtë. Shumica e njerëzve përjetojnë simptoma të ngjashme me të ftohtin.

A është XBB.1.5 më infektive apo më e rrezikshme se variantet e mëparshme?

Vetë XBB.1.5 ka evoluar nga XBB, e cila filloi të qarkullonte në BM në shtator 2022, por që nuk është klasifikuar si një i ashtuquajtur “variant shqetësimi” nga autoritetet shëndetësore.

XBB kishte një mutacion që e ndihmoi të mposhtte mbrojtjen imune të trupit, por e njëjta cilësi uli gjithashtu aftësinë e tij për të infektuar qelizat njerëzore.

Profesoreshë Wendy Barclay nga Imperial College London tha se ”XBB.1.5 kishte një mutacion të njohur si F486P, i cili rikthen këtë aftësi për t’u lidhur me qelizat ndërsa vazhdon t’i shmanget imunitetit. Kjo e bën atë të përhapet më lehtë”.

Shkencëtarët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmuan të mërkurën se XBB.1.5 ka një “përparësi në rritje” mbi të gjitha nënvariantet e tjera të parë deri më tani.

Por, ata thanë se nuk kishte asnjë indikacion se ishte më serioz apo më i dëmshëm se variantet e mëparshme të Omicron.

OBSH tha se do të vëzhgonte nga afër studimet laboratorike, të dhënat spitalore dhe shkallët e infeksionit për të mësuar më shumë rreth ndikimit të tij tek pacientët.

Kush mund të marrë një përforcues Covid këtë dimër? Ku po përhapet XBB.1.5?

Mbi 40% e rasteve me Covid-19 në SHBA vlerësohet se shkaktohen nga XBB.1.5, duke e bërë atë llojin dominues në vend.

Në fillim të dhjetorit, ajo përbënte vetëm 4% të rasteve, kështu që ka kaluar shpejt versionet e tjera të Omicron.

Pranimet në spitale Covid janë rritur javët e fundit në të gjithë SHBA-në.

Profesor Paul Hunter nga Universiteti i Anglisë Lindore, tha se “bilanci i probabilitetit është që XBB.1.5 do të shkaktojë në BM një valë më vonë këtë muaj, por ne nuk mund të jemi të sigurt”.

A janë të shqetësuar shkencëtarët për XBB.1.5?

Profesor Hunter tha se nuk kishte parë asnjë provë që XBB.1.5 ishte më virulent, që do të thotë se nuk kishte më shumë gjasa të vrasë sesa variantet ekzistuese të Omicron.

Ai shtoi se “është ironike që të gjithë po fokusohen në variantet e mundshme që dalin nga Kina, por XBB.1.5 doli nga SHBA”.

Profesor David Heymann nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër pranoi se kishte ende shumë për të mësuar rreth këtij varianti të fundit.

Por, ai tha se nuk ka gjasa të shkaktojë probleme të mëdha në vende si BM të cilat kanë nivele të larta të vaksinimit.

Shqetësimi i tij ishte për vende si Kina, ku kishte marrje të ulët të vaksinave dhe imunitet të vogël natyror për shkak të bllokimeve të zgjatura.

“Kina duhet të ndajë informacionin klinik për njerëzit e infektuar në mënyrë që të shihet se si sillet varianti në një popullatë joimune”, tha Heymann./ (BBC

Ndaje me miqte