Fentanyli: Shkaktari kryesor i vdekjeve nga përdorimi i opioidëve
Tribuna News Network
06 Gusht 2023
Zyrtarët meksikanë, amerikanë dhe kanadezë takohen në Meksikë për të luftuar trafikimin e opioidit sintetik, fentanylit.
Më parë, ilaçi "OxyContin" dominonte tregun legjitim dhe atë të paligjshëm të opioidëve. Por tani, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, fentanyli, i prodhuar kryesisht në formë të paligjshme, është shkaktari i shumicës së vdekjeve nga opioidet.
Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mbi 150 persona vdesin çdo ditë nga doza e tepërt e opioidëve sintetikë si fentanyli.
Instituti Kombëtar për Abuzimin e Drogave njofton se 40-60% e njerëzve që tentojnë të lënë përdorimin e drogës hasin vështirësi.
Abuzimi me opioidet është një problem global, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Sipas Qendrave Kombëtare të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, opioidet janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve si pasojë e mbidozës.
Ndaje me miqte