0030 210 33 18 483

Gjykata e Janinës vendos të mos ekstradojë Laert Haxhiun: Jeta e tij është në rrezik nga banda e Aldo Bares

Tribuna News Network 08 Gusht 2023

Gjykata jep vendim për Laert Haxhian: Ekstradimi refuzohet për shkak të rrezikut për jetën

 

Gjykata e Janinës ka rrëzuar kërkesën për ekstradim të Laert Haxhianit. Sipas vendimit të gjykatës, ai do të mbetet në burg vetëm për akuzat vendore, duke mos u ekstraduar për akuzat e largimit nga vendi i aksidentit dhe prishjes së qetësisë publike. Laert Haxhiani ka deklaruar se jeta e tij është në rrezik nga banda e Aldo Bares.

 

Laert Haxhiani, 31 vjeç, aktualisht ndodhet në pranga në Greqi, i akuzuar edhe për masakrën e vitit 2017, në të cilën humbën jetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

Ndaje me miqte