Greqi/ katër persona ndalohen për përpjekjen për blerjen e votave gjatë zgjedhjeve parlamentare
Tribuna News Network
25 Qershor 2023
Policia ka ndaluar 4 persona nën akuzën e tentativës së vjedhjes së votës në Greqi.
Ndërsa qendrat e votimit ishin të zënë në Greqi gjatë procesit të zgjedhjeve të së dielës, raportohet se 4 persona u ndaluan kur tentuan të japin zarfa me vota të përgatitura për të votuar në favor të një subjekti politik.
Policia e intervenoi menjëherë dhe gjatë kontrollit të makinës së njëri prej të ndaluarve u gjetën shumë fletë votimi dhe një shumë parash. Në këto momente nuk dihet nëse të akuzuarit ofruan para në këmbim të votës.
Në sesionin e parë të votimit në datën 21 maj, 6 persona gjithashtu u arrestuan për tentativë blerjeje votash, duke bërë këtë një tendencë shqetësuese në zgjedhjet në Greqi. Të arrestuarit pritet të paraqiten në gjykatë .
Ndaje me miqte