Irani sulmon qendra të dyshuara të spiunazhit të Izraelit në Irak
Tribuna News
16 Janar 2024
Irani ka ndërrmarë një sulm me raketa në rajonin gjysëmautonom të Kurdistanit në Irak dhe ndaj Shtetit Islamik në Siri me dyshimin si “qendra spiunazhi”.
Në një deklaratë të lëshuar nga Garda Revolucionare iraniane, u theksua se raketa balistike janë përdorur për shkatërrimin e këtyre qendrave, të cilat sipas tyre janë lidhur me agjencinë izraelite të zbulimit, Mossad, dhe njësive terroriste anti-iraniane në rajon.
Sulmet kanë ndodhur në një zonë në verilindje të kryeqytetit të Kurdistanit, Irbilit shumë pranë një zone të banuar në afërsi të konsullatës amerikane.
Megjithëse sulmet nuk kanë dëmtuar objekte të Shteteve të Bashkuara, ato kanë shkaktuar shqetësim të madh për faktin që ndodhin në një kohë të tensioneve të larta në Lindjen e Mesme. Pas konfliktit midis Izraelit dhe grupit militant Hamas, tensionet janë përshkallëzuar, dhe rreziku i zgjerimit të konfliktit nëpërmjet përfshirjes së aleatëve të Iranit në vende të ndryshme është i pranishëm.
Në sulmet në Irbil, 4 civilë humbën jetën, përfshirë milioneri kurd dhe sipërmarrësi Peshraw Dizayee, si dhe disa anëtarë të tjerë të familjes së tij, sipas burimeve nga shërbimet irakiane të sigurisë dhe të mjekësisë.
Ndaje me miqte