0030 210 33 18 483

“Java e ferrit”, temperaturat në Greqi pritet të shkojnë deri në 44 gradë Ceclius

Tribuna News Network 18 Korrik 2023

Sipas parashikimit më të fundit, Buletini Emergjent i Motit, i cili i referohet valës së të nxehtit që po shkakton kushte së të nxehtit të quajtur “Cleon” në shumë pjesë të vendit. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit,EMY. 

  1. Sot dhe nesër zonat që do të preken nga temperatura shumë të larta do të kufizohen në zonat perëndimore të vendit, ndërsa në lindje temperaturat do të jenë më të ulëta, por intensiteti i të nxehtit do të jetë më i ulët, dhe valët e detit në Egje  do të arrijnë 7 ballë. 

B. Të enjten 20/7 erërat do të dobësohen dhe temperatura do të fillojë të rritet.

 

C. Veçanërisht nga e premtja 21/7 deri të dielën 23/7 vala e re e të nxehtit do të ndjehet në të gjithë vendin, ndërsa ditën e hënë 24/7 pritet ulje e përkohshme e temperaturave shumë të larta.

 

  1. Sot dhe nesër vlera maksimale e temperaturës do të arrijë:

a. në zonën perëndimore 38 me 40 dhe në zonën e Steresë perëndimore dhe në Peloponezin veriperëndimor 41 gradë Celsius.

b. në ishujt e Jonit 38 deri në 39 gradë Celsius

c. në zonat veriore 36 me 37 dhe të mërkurën 37 me 38 dhe lokalisht në Maqedoninë qendrore 39 gradë Celsius.

d) në zonat lindore 37 deri në 39 gradë Celsius.

e) në ishujt e Egjeut lindor, Dodekanez dhe Kretën jugore, 36 deri në 38 gradë Celsius.

 

2. Ditën e enjte me datë 20/7 vlerat maksimale të temperaturës do të arrijnë në zonat veriore 40 me 42 dhe lokalisht 43 gradë Celsius, në ishujt e Jonit 39 me 41 dhe në ishujt lindorë të Egjeut dhe Dodekanez 37 me 39 gradë Celsius.

3. Nga e premtja 21/7 deri të dielën 23/7 parashikohet rritje e mëtejshme e temperaturës. Vlerat maksimale do të arrijnë nga 41 deri në 43 gradë në kontinent dhe 44 gradë në vendet e brendshme të Thesalisë dhe Greqisë Qendrore dhe 38 deri në 41 gradë Celsius në vendin ishullor.

 

4.Të hënën 24/7 temperaturat parashikohet të zbresin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ku rënia më e madhe do të vërehet në pjesën lindore të vendit dhe më e vogla në atë perëndimore.

Ndaje me miqte