0030 210 33 18 483

"Kemi një dorë një plan ambicioz"?, Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

Tribuna News Network 29 Mars 2023

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka në dorë një plan ambicioz dhe të arsyeshëm për rritjen e mëtejshme të pagave.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama u shpreh se pas rritjes së pagës minimale, tanimë synohet rritja e pagës mesatare në 900 euro.

“Kemi në dorë një plan shumë ambicioz dhe shumë të arsyeshëm për një rritje pagash, e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre dy viteve të 2023-2024, në nivelin e lartë të rajonit. Synon të realizojë një target për pagën mesatare 900 euro.

Ndaje me miqte