0030 210 33 18 483

“Kinoniko Merisma”, si do të përfitoni 700 euro të dividentit social

TV TRIBUNA 19 Dhjetor 2019

Që nga e marta 17 dhjetor është aktivizuar platforma koinonikomerisma.gr, ku do të aplikohet për të marrë dividentin social (kinoniko merisma), me vlerë 700 euro për çdo familje që përmbush kriteret.

Për shtetasit e vendeve të treta, kushti shtesë është që të kanë shtatë (7) vjet qëndrim të ligjshëm e të vazhdueshëm në Greqi.

Kjo do të vërtetohet nga deklaratat tatimore që kanë bërë gjatë këtyre viteve të interesuarit.

KATEGORITË QË PËRFITOJNË

1. Familje me 4 ose më shumë fëmijë, me të ardhura familjare të tatueshme për vitin 2018 deri në 20.000 euro.

Në këtë kategori përfshihen edhe familjet me një prind që përmbushin kushtet.

2. Familje ku njeri nga prindërit është i papunë afatgjatë dhe me të ardhura vjetore të tatueshme deri 15.000 euro.

3. Familje ku të dy bashkëshortët apo të dy pjesëtarët me kontratë bashkëjetese janë të papunë afatshkurtër dhe kanë një të ardhur vjetore të tatueshme deri 15.000 euro.

Në këtë kategori përfshihen edhe familjet me një prind që përmbushin kushtet.

4. Familje ku njeri prej pjesëtarëve të rritur apo të mitur është Person me Aftësi të Kufizuar (AmeA).

Bëhet me dije se në këtë kategori përfshihen  edhe gjithë ata që përfitojnë kompensime sociale nga Enti i Kompensimeve dhe Solidaritetit Social (OPEKA), siç janë kompensimi i solidaritetit, kompensimi i qirasë, etj.

 

SI APLIKOHET

Aplikimi për dividentin social bëhet vetëm në mënyrë elektronike (në internet).

HAPI 1: Futuni në adresën www.koinonikomerisma.gr

Hapi 2: Shtypni ku thotë SYNEXIA STO TAXISNET

HAPI 3: Në faqen e Taxis net vendosni kodet që keni, Përdoruesi dhe fjalëkalimi

HAPI 4: Shkruani numrin e llogarisë bankare (IBAN)

Tashmë e keni kryer aplikimin.

Në rast se përfitoni dividentin, do të shfaqet mesazhi JENI PËRFITUES I DIVIDENTIT SOCIAL (Eiste dikaiouhos tou koinonikou merismatos 2019) dhe në krahun e djathtë të ekranit shumë që përfitoni, pra 700 euro.

KUJDES: Platforma do të qëndrojë hapur deri të enjten, 26 dhjetor 2019.

Për shkak të ngarkesës së madhe, platforma paraqet vështirësi në funksionim dhe ndoshta do t’ju duhet të provoni disa herë.

Ndaje me miqte