Edhe pse u rendit në vendin e 18-të, përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovizionin 2019 ka qenë dinjitoz, dhe ka merituar komente pozitive nga mediat ndërkombëtare.
Me këngën “Ktheju Tokës”, Jonida Maliqi u shpall fituese e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH dhe automatikisht fitoi të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2019.
Kënga, e shkruar dhe kompozuar nga muzikantja Eriona Rushiti, mban një mesazh të fuqishëm dhe aktual. “Ktheju Tokës!” është një thirrje për emigrantët për tu kthyer dhe kontribuar në vendin e tyre.
Ktheju tokës
Ti këndon edhe qan
Në duar lotët mbledh
I mban
Një ditë jeton
Në tjetrën vdes
Sa mall, pak shpresë
I vetëm, pa identitet
Ktheju tokës tënde
O njeri që zemrën le peng
Ktheju tokës tënde
Ti e di një zemër të pret
Një ditë jeton
Në tjetrën vdes
Sa mall, pak shpresë
I vetëm, pa identitet
Ktheju tokës tënde
O njeri që zemrën le peng
Ktheju tokës tënde
Ti e di një zemër të pret