0030 210 33 18 483

“Meshari” i Gjon Buzukut, vepra e parë në gjuhën shqipe

ATSH 06 Janar 2023

Më 5 janar 1555, Gjon Buzuku përfundoi së shkruari veprën e parë që njohim në gjuhën shqipe, “Mesharin”.

Vetë autori, dom Gjon Buzuku shkroi në pasthënien e “Mesharit”, kësaj vepre monumentale të gjuhës shqipe, se e nisi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi së shkruari më 5 janar 1555.

Në vitin 1740 “Mesharin” e zbuloi në Bibliotekën e Propaganda Fide-s, afër Romës, ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.

Kopje të “Mesharit” gjenden edhe në Bibliotekën Kombëtare.

Ndaje me miqte