0030 210 33 18 483

“Milan” e “Inter” me stadium të ri

ATSH 31 Mars 2019

“Inter” dhe “Milan” kanë gjetur marrëveshjen për t’u paraqitur me një projekt të përbashkët në komunën e Milanos për ndërtimin e një stadium të ri, që pritet të jetë gati në mes të sezonit 2022-2023

Sipas lajmeve të publikuara nga mediat italiane, impianti që do të jetë në bashkëpronësi të të dy skuadrave, do të fillojë të ndërtohet në zonën e parkimit të stadiumit aktual “San Siro”. “Jemi duke punuar për këtë ide në bashkëpunim të plotë me Milan-in, duke pasur parasysh që stadiumet janë esenciale në procesin e rritjes së klubeve. Kemi ende disa detaje të vogla për të punuar, por kohët janë pjekur dhe së shpejti do t’i çojmë Komunës një propozim konkret, për të ndërtuar një stadium të denjë për qytetin e Milanos dhe vetë dy skuadrat”, tha Administratori i Interit, Aalessandro Antonello.

“San Siro” është hapur në shtator të vitit 1926 për herë të parë dhe mbart një histori të lavdishme dhe pritet që në respekt dhe të historisë që ka struktura e stadiumit të ri do të jetë i ngjashëm me aktualin.

Ndaje me miqte