"Në tregun e punës ka rregulla dhe rregullat duhet të respektohen"?
TV Tribuna
08 Korrik 2018
Amendamentet për ndryshimin e gjobës për punën e padeklaruar dhe vendosjen e rregullave për sipërmarrjet përbëjnë një tjetër dëshmi konkrete të orientimit të qeverisë për forcimin e mbrojtjes së punonjësve”, shprehet ministrja greke e punës, Efi Ahcioglu, në intervistë për gazetën Real News, të dielën, në prag të votimit të amendamentit të martën e ardhshme.
“Deri më sot gjoba i shërbente një funksioni ndëshkues për punëdhënësin dhe inkasimit të të ardhurave për shtetin, mirëpo nuk i jepte drejtësi punonjësit të padeklaruar”, vazhdon ministrja e punës dhe shton se: “Me përmirësimet që kemi propozuar kjo ndryshon, pasi nga njera anë punëdhënësi do t’i paguajë punonjësit të padeklaruar kontributet e siguracionit për tre muaj dhe nga ana tjetër ekziston mundësia e reduktimit të gjobës, nëse punëdhënësi e merr në punë me kontratë punësimi të plotë”.
Ndaje me miqte