0030 210 33 18 483

Në zgjedhjet greke 2023: Votoni për përfaqësim më të mirë të komunitetit shqiptar

JULI NDRIKO

11 Maj 2023

Zgjedhjet e 21 Majit në Greqi janë një rast i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në këtë vend. Kandidatët Fatos Malaj dhe Antilian Kotzai janë të rëndësishëm për shqiptarët në Greqi sot, pasi ata kanë potencialin të adresojnë disa nga problemet kryesore me të cilat përballen komuniteti në shtetin grek. Këta kandidatë janë nga ky komunitet, dhe për pasojë, ata mund të sjellin një perspektivë unike në nevojat e tyre në fushën e politikës së vendit në mënyrë më të mirë.

 

Në Greqi, politikat qeverisëse për të adresuar çështjet si pajisja me leje qëndrimi, aplikimi për nënshtetësinë greke, apo përcaktimi i kohës së viteve të qëndrimit për marrjen e pensionit janë ende të kufizuara. Një qeveri mund të ketë politika të ngushta ndaj të huajve, pavarësisht ideologjisë së saj, dhe arsyet mund të variojnë nga ndryshimet në klimën politike, një tentim për të rritur mbështetjen publike duke prekur një grup të caktuar të popullsisë, apo kërkesat e politikave të BE-së për kontrollin e fluksit të emigrantëve dhe azilkërkuesve.

 

Një tjetër problem që lidhet me komunitetin shqiptar në Greqi është mungesa e perspektivës së tyre në politikë. 

Nëse kandidatët me prejardhje shqiptare si Malaj dhe Kotzai zgjidhen në këto zgjedhje, ata do të jenë në pozicion për të kuptuar më së miri përpilimin dhe ndryshimet në ligjet ndaj të huajve në kontekstin më të gjerë politikë.

 

Kandidatët si Malaj dhe Kotzai janë një resurs i mirë në këtë drejtim, duke ofruar ide dhe strategji që do të lehtësojnë jetën dhe integrimin e emigrantëve shqiptarë në shoqërinë greke.

 

Në qoftë se, Malaj dhe Kotzai zgjidhen në këto zgjedhje, ata do të jenë një përfaqësim dhe një zë i nevojshëm për shqiptarët. Ata janë një shembull i frytëzimit të mundësive politike në shoqërinë vendase. Gjithashtu,  janë vlerësim dhe motivim për të gjithë komunitetin shqiptar në Greqi, duke u bërë një pjesë e rëndësishme e përvojës politike të vendit dhe duke ndikuar në ndryshimin e jetës së tyre dhe të shoqërisë në tërësi.

 

Zgjedhja e tyre në parlamentin grek do të kontribuojë në krijimin e një shoqërie më të barabartë dhe një demokracie më të integruar.

Ndaje me miqte