0030 210 33 18 483

“Ndeshja ime e fundit në Botëror, finalja”

Tribuna TV 14 Dhjetor 2022

Lionel Messi po udhëheq përfaqësuesen e Argjentinës në Botërorin 2022 dhe të dielën (18 dhjetor) do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij kaq të pasur me tituj.

“Pleshti” shënoi golin e parë dhe i dha një asist Hulian Alvaresit në fitoren komode 3-0 ndaj Kroacisë dhe tani po pret me padurim finalen ku do të tentojë të fitojë të vetmin titull që i mungon.

“Argëtohem shumë. Ndihem mirë, ndihem i fortë në çdo ndeshje. Po bëjmë sakrifica të mëdha. në ndeshjen e mëparshme patëm shtesë loje dhe sonte (mbrëmë), pati lodhje”, tha kapiteni i “Albiselestes” pak pas përfundimit të gjysmëfinales së parë.

“Kishim një ndeshje serioze, ishim përgatitur mirë. Në nivel personal jam i gëzuar në këtë Botëror. Argëtohem dhe jem me fat që mund të ndihmoj ekipin. Ky ekip është shumë i zgjuar. E dinë si t’i lexojnë momentet në çdo ndeshje. Është një ekip inteleigjent që di se si të vuajë kur është e domosdoshme të vuajë. Kemi një staf teknik shumë të mirë, që nuk ia le asgjë fatit, me detaje në çdo ndeshje. Ne çdo moment e dimë se çfarë të bëjmë. Ndeshja e parë (humbja 1-2 nga Arabia Saudite) ishte një mësim shumë i fortë, pse vinim nga 35 ndeshje pa humbje. Ta nisnim kështu përballë një kundërshtari nga i cili nuk e prisnim të humbnim, ishte një test shumë i vështirë për ekipin. Mirëpo treguam që ishim të fortë. Avancojmë ndeshje pas ndeshjeje. Ajo që bëmë ishte e vështirë, sepse çdo ndeshje ishte finale. Luajtëm pesë finale dhe i fituam që të pesta. Le të shpresojmë se kjo do të vlejë edhe për finalen tjetër. Kishim  besim të madh pse e njihnim Kroacinë. E humbëm ndeshjen e parë në detaje dhe kjo na bëri më të mirë. Finalja do të jetë ndeshja ime e fundit në një Botëror. Janë shumë vite deri Botërorin e ardhshëm dhe nuk besoj se ka mundësi të luaj. Dhe ta mbyllësh kështu është më e mira”.

Ndaje me miqte