Ndryshime në qeveri: Blendi Gonxhja emërohet ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Tribuna News
08 Janar 2024
Blendi Gonxhja emërohet ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në një strukturë të re qeveritare të krijuar me vendim të kryeministrit Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se është e nevojshme të kalohet në një qasje të integruar qeveritare në lidhje me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Sipas tij, këto sektorë duhet të dalin nga kufijtë tradicionalë të qeverisjes së vendit dhe të ndërveprojnë ngushtësisht me njëri-tjetrin, veçanërisht në një kohë kur teknologjia digjitale ka hyrë si një fuqi e re në të gjitha fushat e jetës. Kryeministri vlerëson se kultura nuk mund të mbetet më një ishull i izoluar nga zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit, dhe se sektori i ekonomisë kërkon një përmasë të re të qeverisjes.
Në përputhje me këto nevoja strategjike, kryeministri ka vendosur të ndryshojë strukturën e qeverisë dhe të krijojë një ministri të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Kjo ministri do të bashkojë pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë e Financave dhe Ekonomisë, si dhe ministritë e Kulturës.
Ndaje me miqte