Numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi zbrit ndjeshëm; rreth 147 mijë më pak krahasuar me vitin e kaluar
Tribuna News Network
29 Mars 2023
Në muajin shkurt të vitit 2023, Ministria Greke e Emigracionit dhe Azilit bëri me dije se numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi është ulur ndjeshëm, duke arritur në rreth 277 mijë, në krahasim me 424 mijë që ishin regjistruar në shkurt të vitit 2022.
Deri tani, shqiptarët përbëjnë 60% të emigrantëve të rregullt në Greqi, nga 62.7% që ishin vitin e kaluar. Ndërsa gjatë shkurtit 2023, u dorëzuan rreth 15,807 kërkesa për leje qëndrimi, duke shënuar një rënie prej 29% krahasuar me vitin 2022.
Tre vendet kryesore të origjinës së emigrantëve me lejet e qëndrimit të vlefshme janë Shqipëria, Kina dhe Gjeorgjia. Shtetasit shqiptarë, kinezë dhe rusë përfituan numrin më të madh të lejeve të reja në dy muajt e parë të vitit 2023 në Greqi.
Analiza e rënies së numrit të emigrantëve shqiptarë tregon një prirje të re ndaj zhvendosjes së shqiptarëve që kanë jetuar dhe punuar për vite në Greqi drejt vendeve të tjera të Europës, si Anglia, Gjermania dhe Holanda.
Vështirësitë në punësim dhe pagat e ulta në Greqi janë faktorë të tjerë që kanë ndikuar në këtë trend. Ndonëse procedurat e lëshimit të lejeve vazhdojnë të jenë të ngadaltë, brezi i dytë i emigrantëve shqiptarë ka përfituar nënshtetësi greke, duke i shkëputur ata nga nevoja për të aplikuar për leje qëndrimi.