0030 210 33 18 483

Pasi u betua si eurodeputet, Beleri rikthehet në burgun e Fierit, i shoqëruar nga Petro Gjikuria: Himara do jetë e sigurt në duart e tij

Tribuna News 21 Korrik 2024

Pasi u betua si eurodeputet, Fredi Beleri është rikthyer në qelinë e tij në burgun e Fierit, ku do të vuajë dënimin. Ai u shoqërua nga Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për zgjedhjet në Himarë.

“Siç ju kisha thënë, u ktheva sot në burg, nuk përdora imunitetin si eurodeputet, u ktheva se këtu është Shqipëria, shtëpia ime. Këtu dua të jetoj dhe jam i bindur për drejtësinë time. Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë Himarë, Petro Gjikuria. Himara në duart e Petro Gjikurisë do të jetë e sigurt. Gjithmonë kam qenë i qetë dhe kam dalë i pafajshëm,” tha Beleri.

 

Ndaje me miqte