0030 210 33 18 483

"Potami"? largohet nga Lëvizja për Ndyshim. Theodorakis: Zgjidhja më e mirë për të dy palët

Tribuna TV 02 Korrik 2018

"Divorci midis To Potami dhe Lëvizjes për Ndryshim (KINAL) ishte zgjidhja më e mirë për të dy palët”, ka theksuar Stavros Theodorakis duke ia hedhur tërthorazi përgjegjësinë kreut të PASOK-ut, Fofi Gennimata.

“Kishim kundërshti pikëpamjesh lidhur me problemet imediate të vendit, çfarë bëjmë dhe çfarë themi. Aty që të kemi sherre, më mirë të ndahemi. Një zgjedhje e mirë për Potamin, por edhe për KINAL, kështu që të mos dëmtohet asnjeri”, tha Theodorakis.

“Nuk u pyetëm për vendimet e fundit, si për çështjen maqedonase dhe për këresën që të mbahen medoemos zgjedhje të reja... Këto binin ndesh me gjithë anëtarët e këshillit Politik, kjo ishte dhe pika që derdhi gotën. U bënë gabime edhe nga ana jonë, që nuk dhamë shtysën që duhej në këtë provë”, shtoi kreu i Potamit.

“Ishte një vendim i vështirë dhe jo i këndshëm, kishim investuar shumë te KINAL, mirëpo kur sheh që diçka nuk avancon, duhet të marrësh një vendim, siç ndodh edhe në jetë”.

Theodorakis tha se thjeshtëzohet debati me pyetjen “nëse do të mbështesim SYRIZA-n apo ND pas zgjedhjeve”. 

“Duam të bëjmë dhjetë gjëra. Përgjigjja që do të jepet do të jetë përcaktuese se ku do të shkojë balanca”, tha Theodorakis. “Nuk do të mbështesim një qeveri nga ky parlament, jemi të qartë për këtë”, theksoi Stavros Theodorakis.

Ndaje me miqte