0030 210 33 18 483

Rivaldo: Mbappe nuk vlen 280 milionë euro

ATSH 31 Mars 2019

Legjenda e futbollit brazilian Rivaldo (46 vjeç) për mediat spanjolle ka deklaruar se Kilian Mbappe, por dhe asnjë lojtar tjetër nuk vlen 280 milionë euro, sa pretendohet që t’i paguajë “Real Madridi”, PSG-së.

Lojtari i cili i dha fund karrierës në moshën 43 vjeçare, foli sinqerisht për situatën aktuale në tregun botëror të futbollit.

“Këto ditë lexova në shtypin francez se transferimi i Mbappe-së te Reali mund të kushtojë 280 milionë euro. Të paguash një shumë të tillë për cilin do lojtar është e tepërt. Madje, as Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo apo Neimar nuk vlejnë 280 milionë euro”, konsideron Rivaldo.

“Nuk dyshoj në talentin e tij, por them që nuk ka lojtarë që do të justifikonte një investim të tillë. Por, rregullat e tregut janë të tilla që edhe klubet me potencialin më të madh të futbollit shtrëngojnë muskujt për të marrë lojtarë të tillë. Kjo mund të ndodhë me Real Madridin këtë verë si pasojë e humbjes së cilësisë pas ikjes së Ronaldos”, tha Rivaldo. 

Ndaje me miqte