0030 210 33 18 483

Çështja e dyshuar korruptive e Kailit mbledh Parlamentin Evropian

ATSH 12 Dhjetor 2022

BRUKSEL, 12 dhjetor /ATSH-DPA / – Parlamenti Evropian do të mblidhet për një seancë plenare njëjavore pasi një nga nënkryetarët e tij u arrestua me akuza për korrupsion dhe ndërhyrje të paligjshme të lidhura me Katarin, një skandal që ka tronditur Brukselin.

”Eva Kaili u arrestua të premten pasi policia gjeti çanta plot me para’ në shtëpinë e saj”, raporton media belge.

Autoritetet belge bastisën disa shtëpi dhe zyra ditët e fundit, duke sekuestruar telefona celularë dhe të paktën 600 000 euro (633 000 dollarë) në para’ cash.

“Ky është me të vërtetë një incident i jashtëzakonshëm”, theksoi ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në punimet e një takimi të ministrave të BE-së në Bruksel.

“Besueshmëria e Evropës është në rrezik”, shtoi Baerbock.

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola pritet të flasë me ligjvënësit e BE-së që takohen sot në Strasburg, Francë, pasi disa anëtarë kërkuan regjencën e Kailit gjatë fundjavës.

Metsola pritet gjithashtu të takohet me ligjvënës të rangut të lartë për të diskutuar se si do t’i përgjigjet akuzave pasi pezulloi Kailin nga detyrat e saj.

 

PE pezullon të gjitha kompetencat dhe detyrat që i janë deleguar Eva Kailit

Zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian Eva Kaili i janë hequr kompetenca pas lidhjes së saj me hetimin e korrupsionit në Belgjikë.

Kaili, e cila përfaqëson Greqinë, u arrestua mbrëmjen e së premtes në Belgjikë, së bashku me disa të dyshuar të tjerë, në një hetim të dyshuar për korrupsion.

”Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola ka vendosur të pezullojë me efekt të menjëhershëm të gjitha kompetencat dhe detyrat që i janë deleguar Eva Kailit në cilësinë e saj si zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian”, tha një zëdhënëse.

Vendimi për shkarkimin e Kailit, 44 vjeçe, nga posti i zëvendëspresidentit mund të merret vetëm nga vetë parlamenti.

Ndaje me miqte