0030 210 33 18 483

“Skënderbeu”, fitues i “Kupës së Shqipërisë” në volejboll për femra

ATSH 18 Mars 2024

“Skënderbeu” është fitues i “Kupës së Shqipërisë” në volejboll për femra.

“Skënderbeu” arriti të triumfojë 1-3 në finalen e femrave të vlefshme për “Kupën e Shqipërisë” kundër “Tiranës” në sallën “Farije Hoti”.

Vajzat korçare të drejtuara nga trajneri Orlando Koja kanë arritur të ngrenë lart trofeun pasi mundën me rezultatin 3 me 1 vajzat bardheblu të “Tiranës”.

Korçaret fituan 2 setet e para, 25-21 dhe 27-25, megjithëse vajzat bardheblu kanë luftuar deri në pikët e fundit

Ndërsa seti i tretë u fitua nga kryeqytetaset me rezultatin 25-18.

Në setin e  katërt kishte emocione të forta me korçaret që ia dolën të triumfojnë me 25 pikë, duke e lënë Tiranën dy pikë më pak.

“Skënderbeu” me fitoren 1-3 bëhet fitues i Kupës së Shqipërisë duke treguar se në këto tre vitet e fundit kjo skuadër është skuadra që dominon volejbollin shqiptar për femra.

Organizatorja e “Skënderbeut”, Peske është shpallur lojtarja më e mirë e finales së Kupës së Shqipërisë.

Ndaje me miqte