0030 210 33 18 483

“Skënderbeu” shpallet kampion i Shqipërisë për të 8-n herë

Tribuna TV 10 Maj 2018

Humbja e “Kukësit” në Durrës ndaj ekipit të “Teutës” të mërkurën, ka bërë që ekipi korçar i “Skënderbeut” të shpallet kampion i kategorisë superiore.

Gjithçka u bë zyrtare pas humbjes 3-2 të “Kukësit” ndaj “Teutës”, kur duheshin edhe tri javë të tjera për të përfunduar kampionati shqiptar i futbollit.

Tashmë “Skënderbeu” ndodhet 11 pikë para “Kukësit” të vendit të dytë, ndërsa në lojë kanë mbetur vetëm 3 javë dhe rrjedhimisht 9 pikë për t’u diskutuar.

Ky ishte një titull tërësisht i merituar për “Skënderbeun”, që dominoi totalisht në kampionat, duke filluar nga java e parë.

Ky është titulli i 8 kampion për “Skënderbeun”, ndërkohë, më 27 maj korçarët do të diskutojnë edhe finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj “Laçit”, duke pasur mundësinë që të fitojnë për herë të parë edhe këtë trofe.

Ndaje me miqte