0030 210 33 18 483

Tsipras: Marr përsipër përgjegjësinë politike për tragjedinë

TV TRIBUNA 30 Korrik 2018

Kryeministri grek Aleksis Tsipras deklaroi se merr përsipër përgjegjësinë politike për tragjedinë me zjarret në Atikën Lindore, duke shtuar se ky është momenti më i vështirë i mandatit të tij qeverisës.

"Të vdekurit nuk munden të flasin, por ajo që i detyrohemi kujtimit të tyre është të minimalisht respekti. Ju ftova sepse dua të marr përsipër gjithë përgjegjësinë politike për tragjedinë. E konsideroj diçka të tillë si të njemendtë për kryeministrin e vendit. Dhe ju ftoj ta bëni edhe ju, sepse kjo është e njëmendtë për qeverinë e vendit. Ne nuk iu shmangemi përgjegjësive tona", deklaroi Tsipras në mbledhjen e këshillit të ministrave.

"Prerja e kokave" në momentin e betejës që ishte bërë rregull në tragjeditë e mëparshme nuk janë akte të kurajës politike, por të frikës politike. Aq më tepër prerja e kokës së atyre njerëzve që luftuan me rrezik të jetës së tyre dhe shpëtuan mijëra bashkëqytetarët tanë", vazhdoi kryeministri duke shpjeguar se përse ai nuk largon nga detyra asnjë pej ministrave që akuzohen nga media si përgjegjës për humbjen e jetës së dhjetra njerëzve në Mati.

Tsipras aludoi dhe njëherë se zjarri ishte i qëllimshëm. "Nuk e dimë kush fshihet pas këaj dhe cili ishte objektivi. Mirëpo e dimë se duhet të organizojmë shoqërinë përballë akteve kriminale. Vera nuk ka mbaruar. Duhet të jemi të gatshëm dhe vigjilentë. Të organizojmë mbrojtjen e shoqërië dhe të shtetit".

Më tej kryeministri grek bëri të ditur vendimin për riorganizimin dhe përmirësimin e shërbimit të mbrojtjes civile. "Të garantojmë më të thjeshtën: Se nuk do të ketë tragjedi të tjera... Do të avancojmë me vendosmëri në hartimin e një plani kombëtar që do të korrigjojë shtrembërimet urbanistike të bëra ndër dekada. Në këtë përpjekje ftoj të marrin pjesë të gjithë, dhe partitë e opozitës", përfundoi kyeministri grek.

Ndaje me miqte