"Tym i bardhë"? në Bruksel. Ursula von der Leyen zgjidhet presidente e Komisionit Europian
TV Tribuna
02 Korrik 2019
Liderët e Bashkimit Evropian kanë zgjedhur krerët e rinj të institucioneve drejtuese të Unionit për pesë vitet e ardhshme, duke kapërcyer mosmarrëveshjet e shkaktuara nga ndarjet e thella brenda BE-së.
Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha të martën se Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen është emëruar presidente e Komisionit Evropian ndërsa Kryeministri belg Charles Michel, president i këshillit.
Ekspertja monetare francez Christine Lagarde u emërua shefe e Bankës Qendrore Evropiane ndërsa ministri i Jashtëm spanjoll Josep Borrell u zgjodh shef i punëve të jashtme të BE-së.
Ligjvënësit do të zgjedhin presidentin e Parlamentit Evropian të mërkurën në Strasburg.
Ndaje me miqte