0030 210 33 18 483

“Zjarret vazhdojnë”, autoritetet greke: Deri në fund të verës pritet të digjen 150 mijë hektarë tokë

Tribuna News Network 01 Shtator 2023

Sipas kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, autoritetet greke presin që zjarret të vazhdojnë deri në fund të verës dhe pritet që ato të digjen 150,000 hektarë tokë.

 

Kryeministri Mitsotakis fajësoi krizën klimatike për katastrofën e zjarreve. Greqia, si shumë vende të tjera në rajonin e Mesdheut, është prekur nga zjarret masive që nga fillimi i verës. Deri tani, raportohet se 26 persona kanë humbur jetën nga zjarret pyjore të shkaktuara nga kushtet e thata, erërat dhe nxehtësia.

 

Zjarri i madh në pyllin e Dadias, i quajtur nga Bashkimi Europian si zjarri më i madh i regjistruar ndonjëherë në bllokun europian, vazhdon të digjet për 13 ditë. Zona e prekur nga zjarret pritet të kalonte 1.5 miliardë metra katrorë (ose 150 mijë hektarë), deklaroi Mitsotakis në parlament.

 

Më tutje, ai tha: "A është kriza klimatike alibi për gjithçka? Jo, nuk është alibi, por është pjesë e interpretimit". Rreth 600 zjarrfikës, me ndihmën e dhjetë avionëve dhe shtatë helikopterëve, po luftojnë me zjarrin që shpërtheu më 19 gusht në një pyll të mbrojtur nga rrjeti evropian Natura 2000 dhe një habitat për shpendët grabitqarë.

 

Zjarru ka djegur më shumë se 81,000 hektarë deri më tani, sipas Observatorit Europian Copernicus, një hapësirë më e madhe se qyteti i Nju Jorkut. Për të ndihmuar Greqinë, BE-ja ka dërguar 11 avionë, një helikopter dhe 407 zjarrfikës në ditët e fundit.

Ndaje me miqte