0030 210 33 18 483

Zjarri në Mati, bilanci i fundit: 91 të vdekur, 25 të zhdukur

30 Korrik 2018

Numri i të vekurve nga tragjedia e të hënës së kaluar me zjarrin në Mati të Atikës vazhdon për fat të keq të rritet.

Nga bilanci më i fundit rezulton se kanë humbur jetën deri tani 91 persona, ndërsa 25 janë të zhdukurit, sipas njoftimit të shërbimit zjarrfikës.

Gjihashtu, deri tani janë identifikuar nga shërbimi i mjekësisë ligjore 59 kufoma.

“Lidhur me zjarrin katastrofik në zonat e Atikës Lindore, nga procesi i identifikimeve rezulton se: numri i të zhdukurve rezulton në 25, të cilët janë deklaruar zyrtarisht nga familjarë të tyre panë shërbimit tonë dhe për të cilët vazhdojnë kërkimet”, njoftoi zëdhënsëja e shërbimit zjarrfikës Stavrula Malliri.

“Ka përfunduar identifikimi i 59 kufomave dhe mbetet identifikimi i 28 kufomave të tjera”, tha më tej zëdhënësja.

“Sipas qendrës kombëtare operacionale të shëndetësisë, kanë ndërruar jetë edhe 4 persona që merrnin trajtim mjekësor në spitale të Athinës”, shtoi zëdhënësja e shërbimit të zjarrfikësve.

Ndaje me miqte