0030 210 33 18 483

10 audio-përgjimet e reja të Bild, dëgjohen Tahiri, Gjiknuri, deputeti Manja

TRIBUNA TV 19 Qershor 2019

Gazeta gjermane BILD botoi sot edhe 10 përgjime të tjera telefonike të realizuara nga Prokuroria shqiptare nga Dosja 184/2016, lidhur me zgjedhjet vendore në Dibër, ku dëgjohen politikanë socialistë dhe ish-ministra të qeverisë Rama, që diskutojnë për rezultate maksimale të votimeve.

Në përgjimet e sapopublikuara dëgjohen ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri, ish ministri i energjisë Damian Gjiknuri si dhe deputetë socialistë, që bisedojnë me policë, biznesmenë dhe persona të dyshuar për veprimtari të paligjshme në krahinën e Dibrës.

Ata urojnë njëri tjetrin për maksimalizimin e fitores së zgjedhjeve me presione dhe forma të ndryshme. Atyre u premtohet se do të promovohen në karrierë, sepse ndihmuan fuqishëm fitoren e thellë të PS-së.

Në përgjimet e publikuara sot dëgjohen edhe disa metoda të blerjes së votave në favor të PS-së, mbledhjes së kartave të identitetit dhe presioneve që u bëhen qytetarëve për të votuar familjarish pro PS-së.

Në përgjimet dalin edhe përgjimet e veprimtarëve elektoralë të PS-së për të penguar në punën e tyre gazetarët investigativë të Top Channel dhe të programit Fiks Fare, që kishin siguruar filmime me blerje votash dhe tufa parash nëpër duart e tyre.

10 përgjimet e publikuara sot e ngrejnë në 32 numrin e telefonatave të zbardhura deri tani nga BILD, pas 6 telefonatave krerëve socialistë në Durrës me persona të dyshuar në veprimtari kriminale për blerje votash dhe kërcënim të votuesve, dhe 16 të tjerave të ngjashme po në zonën e Dibrës disa ditë më parë, pjesë e dosjes hetimore 184/2016 për manipulimin e zgjedhjet vendore të parakoshme, të shtatorit 2016 në atë qytet.

 

Përgjimi 1:

Robert Aga: Hë djalosh.

Bekim Krashi: Ça keni bërë, jeni t’u e myt.

Robert Aga: Do kem një mijë, poshtë 1 mijëshin nuk e pranoj.

Bekim Krashi: Ke fillu pretendime të mëdhaja, mos u lodhni fare.

Robert Aga: Ajo strategjia ime funksionon. A e ke Damian Gjiknurin aty, jepja pak.

Robert Aga: O shef, he mo ç’po bën.

Robert Aga: Hë si je?

Gjiknuri: Mirë fare.

Robert Aga: S’pate besim te unë.

Gjiknuri: Tërmet, tërmet, i madh je.

Gjiknuri: Ik mos fol shumë po hajt ciao.

 

Përgjimi 2:

Xhemal Qefelia: Berti.

Shefi i policisë: Hë mo shoku im…

Xhemal Qefelia: Ça të plasi bytha , Flamuri  ( Flamur Noka) është i detyruar me bërë politikë do t’i themi ne nesër dhe nuk ka pse me përmend më atë.

Shefi i policisë: Jo mo jo ai le të vijë dhe të kontrollojë ku t’i dojë qejfi.

Xhemal Qefelia: Ku ka me ardhur ata mundohem me u justifikuar a e merr vesh ti ca po bëhet brenda PD-së, sot janë duke u zënë me njëri-tjetrin. Mos u mërzit o burrë po hajt.

Shefi i policisë: Jo iu pata thënë unë më sillni kartonin si Messi Barcelonës dhe fitoni.

Xhemal Qefelia: E shikojë ata o vëlla se nëse do të kishin vendosur ty atje e fitonin ata.

Shefi i policisë: Unë jam me PS-në dhe nuk ndërroj për 1 milion vjet. Nuk e di

Xhemal Qefelia: Nuk e vë në dyshim o vëlla dhe prandaj unë e thashë mbrëmë aty dhe ishin të gjithë, ishte i gjithë grupi parlamentar aty.

Shefi i policisë: E mirë, mirë , faleminderit shyqyr që nuk thashë ndonjë  fjalë tjetër sepse unë e dija që është Gjiknuri.

Xhemal Qefelia: E kuptoi që ishe me të

Shefi i policisë: Jo mo aq ishte ajo.

Xhemal Qefelia: Aty ishte edhe Rama ishin të gjithë dhe ra muhabeti jot . Foli shumë mirë dhe Damiani në fakt (Damian Gjiknuri) dhe Blerina (Blerina Gjylameti).

 

Përgjimi 3:

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: O shoku im si je?

Xhemal Qefalia: Jam në një tavolinë kështu…Ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë?

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Po.

Xhemal Qefalia: Ok hajt ciao.

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Kush thotë?

Xhemal Qefalia: Jam këtu me Kryeministrin dhe me ministra.

Robert Aga: Jo jo, unë të garantoj t’ju japë çfarë t’ju dojë qejfi.

Xhemal Qefalia: Që mos biem atë Keshin aty, si thua?

Robert Aga: Mirë.

Xhemal Qefalia: Hajt se jemi këtu bashkë. Për kokë tate po. A do foto ta dërgoj?

Robert Aga: Do jesh me ndonjë dashnore…

Xhemal Qefalia: Ja ta qis çik ministrin, foli se më çave bythën, foli. Saimir foli çik këtij shefit të komisariatit .

Saimir Tahiri: Alo o Berto!

Robert Aga: Mirëmbrëma.

Saimir Tahiri: Si je? Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin që të të fal;nderoj unë. Nuk shkon kjo.

Robert Aga: Jo të lutem.

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon.

Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer.

Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh.

Robert Aga: E kam detyrim.

Saimir Tahiri: Je i madh. Edhe mos e rruj k**** për atë që thanë ata se s’na ha trapi ne për ata legenat…

Robert Aga: Unë jam ushtari jot…

Xhemal Qefalia: Të fala edhe nga Ulsiu. Foli dhe çik Ulsiut.

Ulsi Manja: Ku je mo vlla.

Robert Aga: Ç’bëni mo.

Ulsi Manja: Hiç ja me Kryeministrin.

Robert Aga: Mua më duhet me shku pak atje..

Ulsi Manja: Ku more?

Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndërru.

Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më nalt o burrë…

Robert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini tashi, po..

Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu…Bisedo me Xhemalin se këtë e kam si shefin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafin të vish për më nalt se na duhesh për ndonjë gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im.

Robert Aga: Mirë vlla mirë.

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se kët kemi autorizuar si kryetar komisioni.

Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës atëherë..

Ulsi Manja: Ore është kryetari i Komisionit të Sigurisë.

Robert Aga: Ai thotë jam ushtari i Bertit.

Ulsi Manja: Në rregull, në rregull. Hajde vlla.

Xhemal Qefalia: Hajde se më çave trapin.

Robert Aga: Po si o ma nxjerr ministri ashtu në telefon, o koqe.

Xhemal Qefalia: Po je shoku im ti, mos më çaj k*** mu. A do të qis Ramën, ti folësh Ramës?

Robert Aga: Po leje o vlla tashi.

Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën tashi, a je shoku im?

Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.

Xhemal Qefalia: Hajde vlla, ciao.

Robert Aga: Hajde gjithë të mirat.

 

Përgjimi 4:

Imer alias Korab Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q**nanën.

Imer alias Korab Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Imer alias Korab Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: Hahahha Tërmet, tërmet!

Imer alias Korab Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q***robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Imer alias Korab Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty…

 

Përgjimi 5:

Elio Lala: Hë xhaxha

Imer alias Korab Lala: Po

Elio Lala: A po pushon. Të mora në telefon për të të pyetur a ta takoj atë Admir, (Admir Trukin) se dje tek Fiksi ka dalë një video, kurse sot një video me lekë nëpër duar. Ta pyes si vepron policia me atë videon..

Imer alias Korab Lala: Po ik e takoje…

Elio Lala: E takova, ja mora Ejsit numrin. Po kështu tha dhe ai mos e rruaj k**n.

Imer alias Korab Lala: Jo, mo se duhen prova

Elio Lala: Ashtu, tha dhe ai. Qënke lodhur?

Imer alias Korab Lala: Më dhemb këtu..

Elio Lala: Ku?

Imer alias Korab Lala: Në krahë të djathtë, në fund të shpinës, mezi lëviz.

Elio Lala: A pive një nga ato, advilët, që ke ti? Pi nja dy…

Imer alias Korab Lala: Ka prap sot video eee..

Elio Lala: Mund të jetë video tjetër… Nga Sohodolli, kanë ardhur sot e kanë marrë ato të Fiksit. E ndoqa sot por nuk e kapa dot.

Imer alias Korab Lala: Erdhën ato të fiksit eee.

Elio Lala: Po, por nuk i kapa…hajt…

 

Përgjimi 6:

I panjohuri: O shef si je?

Imer alias Korab Lala: Mirë, si je ti?

I panjohuri: Kryetari i FRD- së me gjithë njerëzit e vet kanë votuar për Sherefedin Shehun.

Imer alias Korab Lala: Jo nuk është e vërtetë.

I panjohuri: Ja kontrollova të gjitha tani, ka votuar para 20 minutash…

Ymer Lala:  Mos u tall…o ja qi*sha ropt e shtëpisë…

I panjohuri: Ja kontrollova unë se pata lënë njeri, 5 veta, të 5-stë Sherefedin…

Imer alias Korab Lala: Ja do ta marr në telefon atë halen…po unë ja qi**sh. Kur erdhën tek shtabi i thashë do votosh për këtë…Se me tha dhe Hasan Begu shife njëherë atë mu**in..

I panjohuri: E verifikova tani, para 20 minutash….

Imer alias Korab Lala: O ja qi***atë ropt.

I panjohuri: Hajt mos e vrit mendjen…

 

Përgjimi 7:

Imer alias Korab Lala: He Ardi?

I panjohur: Si je?

Imer alias Korab Lala:Mirë si shkove?

I panjohur: O vëlla një Basir Veseli e njohim a e kemi gjë?

Imer alias Korab Lala: Si?

I panjohur: Basir Vesili

Imer alias Korab Lala: Basir Vesili po.

I panjohur: E takova por nuk ka  asgjë.

Imer alias Korab Lala: Si nuk ka asgjë?

I panjohur: Do i jepnit një kafe.

Imer alias Korab Lala: Po i kam mbaruar ata punë unë.

I panjohur: Po ke mbaru punë ti por nuk kanë shkuar në vend mor burrë.

Imer alias Korab Lala: Lëri or ata byth*q*ra .

I panjohur: O shok e takova që parë.

Imer alias Korab Lala:Rri rehat se për atë zonë ku është ai i ka çdo gjë në rregull.

I panjohur: Ok mirë!

Imer alias Korab Lala: Ku je ti? Çfarë ka ndonjë problem?

I panjohur: Jo asgjë atë muhabetin e mbrëmshëm e more vesh?

Imer alias Korab Lala: Hë?

I panjohur: Ata që kishin rrahur në Maqellarë mbrëmë i more vesh?

Imer alias Korab Lala: Jo kush janë ata?

I panjohur: Jo mo kishin rrahur këta me kapuça Falamur Nokën e këto.

Imer alias Korab Lala:Ja po e shikoj po e shikoj në televizion.

I panjohur: Nisu nga ora 4-5.

Imer alias Korab Lala: Ok bos.

 

Përgjimi 8:

Qytetar: Vlla.

Imer alias Korab Lala: Ça bone.

Qytetar: Shefki Xhurra. A t’i jap ato kartat apo a mos t’ia jap?

Imer alias Korab Lala: Jepja.

Qytetari: T’ia jap, ok.

Imer alias Korab Lala: Motrën me grun ka….

Qytetari: T’ia jap kartën se ja kam mbajtur.

Imer alias Korab Lala: Jepja.

Qytetari: Kam mbaruar punë me ta unë, po a t’i jap kartën?

Imer alias Korab Lala: Jepja.

Qytetari: Ok hajt.

 

Përgjimi 9:

Damian Gjiknuri: Alo..

Imer alias Korab Lala: A je duke ardhur 5 minuta apo si i ke punët?

Damian Gjiknuri: Ku je, hajde të pimë një kafe këtej.

Imer alias Korab Lala: Po e pimë kafen, por kam lënë njerëzit në monitorim e Qendrave, mos u vono të lutem

Damian Gjiknuri: Ku jeni? Tek kjoska aty jeni…

Damian Gjiknuri: Ok, hajt…..

Imer alias Korab Lala: Hajt mos u vono.

 

Përgjimi 10:

Imer alias Korab Lala: Rata, do shkoj në një zyrë të madhe. A thua jam veshur mirë apo…

Grua: Po mirë more je…

Imer alias Korab Lala: Ma kariko atë gjënë në karikim…

Grua: Po, po e kam karikuar…

Imer alias Korab Lala: Kur do dalësh ti?

Grua: Unë jam këtu…

Imer alias Korab Lala: Mirë nga ora 11:30 nisu

 

Biseda 2

Vajzë: Po ti ku je, përveçse dole nga kafja?

Imer alias Korab Lala: Në 10: 30 kam një takim me atë robin (Edi Rama)

Vajzë: Po

Imer alias Korab Lala: Po shkoj në zyrë me atë…

Vajzë: Po

Imer alias Korab Lala: Sa të dal ta bëj një telefon se pastaj jam për Pogradec…

 

Biseda 3

Imer alias Korab Lala: Ore zotëri po ku je more, se i rashë telefonit dhe e ke të mbyllur?

I panjohur: E kam mbyllur atë…

Imer alias Korab Lala: A e ke mbyllur atë numër?

I panjohur: Po njëherë për njëherë

Imer alias Korab Lala: Se isha tek ai babloku i madh, (Edi Rama) Isha me Qifin më herët ti mos e rruaj leshin fare…

I panjohur: Po.

Imer alias Korab Lala: Ti mos e rruaj l… për asgjë.

I panjohur: Unë ëë?

Imer alias Korab Lala: Hajde nisu tani dhe flasim.

I panjohur: U kry.

Imer alias Korab Lala:Hajt se do vi atje unë sot.

Ndaje me miqte